Vllaznia zhyt Luftëtarin në krizë, Kamza është për Europë

Publikuar tek: sport, më 16:26 26-11-2017 Vllaznia zhyt Luftëtarin në krizë, Kamza është për Europë

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 12-të në superligën shqiptare.

Në përballjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi duke mundur Luftëtarin, i cili ende  nuk po mundet të dalë nga kriza.

Kuqe-blutë e trajnerit Ernest Gjoka, pas kësaj ndeshje shkojnë në kuotën e 12 pikëve, 3 më shumë se Luftëtari dhe 2 më pak se Partizani.

Ndërkohë Luftëtari është në zonën  e ftohtë të rënies nga kategoria me vetëm 9 pikë.

Sakaq në ndeshjen tjetër mes Kamzës dhe Lushnjes, blutë e trajnerit Ndreu vazhdojnë marshimin drejt Europës. Lushjna e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar e para, por nuk mundi dot ta mbajë këtë rezultat, pasi Kamza shënoi dy herë duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme.

Pas kësaj sfide Lushnja vazhdon të jetë në vendin e dytë me 5 pikë ndërsa Kamza është në pjesën e sipërme të tabelës me 20 pikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy gola të Ikardit çojnë në krye të Serie A Interin
Plas sherri në derbin Bistrica-Butrinti, grushte arbitrit. Nipi i Kelmend Balilit futet në fushë »
Article Logic
Execution time: 0.010858058929443
array(1) { ["section"]=> string(63) "vllaznia-zhyt-luftetarin-ne-krize-kamza-eshte-per-europe-100817" }