Vlonjatë bëhuni gati, qeveria planifikon të vërë në punë TEC-in e Vlorës

Publikuar tek: ekonomi, më 20:25 11-07-2016 Vlonjatë bëhuni gati, qeveria planifikon të vërë në punë TEC-in e Vlorës

TEC-i i shumëdiskutuar i Vlorës, do të rivihet në punë. Shqipëria planifikon ta rijetësojë Terminalin e energjisë në Vlorë që kishte mbetur mbyllur dhe duke e mbushur me gaz që është planifikuar të vijë nga TAP (trans Adriatic Pipeline), thuhet në prezantimin e masterplanit të ministrisë së Energjisë për zhvillimin e rrjetit të gazit në vend.

TEC-i i Vlorës u ndërtua me 130 milionë dollarë në 2011 por asnjëherë nuk u vendos në punë për arsye teknike. Me një kapacitet prej 97.167 megavat u ndërtua me financim nga Banka Botërore, BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Ndërtimi I 878 kilometrave të TAP që do të sjellë gaz nga Azeri në Evropë u lançua zyrtarisht në maj. TAP do të transportojë gaz nga gjigandi Shah Deniz II ndërmjet korridotit jugor të gazit duke e lidhur me TAP në kufirin turko-grek të Kipoit dhe do të kalojë Greqinë, Shqipërinë, detin Adriatik para se të dalë në Itali. Kapaciteti fillestar i gazit për TAP do të jetë 10 miliardë metra kubik në vit, duke u dyfishuar vitet e mëpastme.

Masterplani i gazit i Shqipërisë i cili është financuar nga një grant I BE prej 1.1 milionë euro parashikon skenarë të ndryshëm të gazifikimit të vendit, duke mbuluar një periudhë deri në vitin 2040.

Pak ditë më parë ministri Damian Gjiknuri tha se venia në punë e këtij termocentrali është imediat, sepse “mbeti një project fantazmë që ha paratë e popullit”. Ai foli edhe për lidhjet me tubacionet e gazit duke shtuar se janë në fazën e fizibilitetit.

Një projekt tjetër imediat është vënia në punë e termocentralit të Vlorës, një projekt i dështuar sepse mbeti një projekt fantazmë që ha paratë e popupillit. Varianti i dytë do të ishte lidhja me tubacionin e gazit, po bëhet fizibilitetit deri në TEC-in e Fierit dhe po shikohet mundësia e PPP për ta bërë këtë termocentrane në punë. Në vitetet në viojmë ky termocentral do të vihet në punë”, nënvizoi ministri.

Shoqatat ambientaliste kanë qenë ndër të parat që kanë kundërshtuar vënien në përdorim të TEC të Vlorës, duke deklaruar se fillimi nga puna e këtij impianti do të ndosë bregdetin e qytetit turistik dhe ambientin gjithashtu. Pavarësisht kundërshtive të tyre, TEC u ndërtua, por ai nuk është vënë asnjëherë në funksionim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026767015457153
array(1) { ["section"]=> string(77) "vlonjate-behuni-gati-qeveria-planifikon-te-vere-ne-pune-tec-in-e-vlores-46253" }