Vlonjatja ‘’dhëmb për dhëmb’’ me Ramën duke e nervozuar, kryeministri: Ejani në vete!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:28 23-09-2016 Vlonjatja ‘’dhëmb për dhëmb’’ me Ramën duke e nervozuar, kryeministri: Ejani në vete!

Vlonjatja nervozon vetëm me një pyetje të thjeshtë kryeministrin Edi Rama, duke e detyruar që t’i kthejë një përgjigje në profilin e tij në ‘’Facebook’’ lidhur me ligjin e miratuar të plehrave. ‘”Ejani në vete!’’, i shkruan Rama, kundërshtueses së importit të plehrave.

‘’Nëse importimi dhe përpunimi i plehrave (apo mbetjeve, siç i quajnë intelektuhalet) është një biznes kaq fitimprurës për ekonominë, si shpjegohet bujaria e të huajve që ia dhurojnë Shqipërisë plehrat e tyre të mrekullueshme?’’, i shkruan vlonjatja, emrin e së cilës nuk po e publikojmë, por që për shumë nga komentuesit është cilësuar si një ndërhyrje ‘’epike’’.

PËRGJIGJA E PLOTË RAMËS:

E nderuar zonjë! Mbetjet e gjelbërta nuk t'i dhuron askush! Ato seleksionohen në çdo vend normal, ku qytetarët nuk hedhin gjithçka në një kazan apo rrugëve dhe blihen nga industria e lehtë ricikluese! Edhe industria e lehtë ricikluese në Shqipëri, e cila është në hapat e saj të parë, i blen mbetjet e gjelbërta që importon dhe paguan 100 lekë takse për çdo kilogram!

Kjo është arsyeja që në Shqipëri është ende shumë e vështirë mbledhja, sepse s'kemi proces ndarjeje në burim dhe grumbullimi për riciklim! Këtë të dytën industria jonë e lehtë ricikluese ka filluar ta bëjë, por është tmerrësisht e vështirë pikërisht sepse ne s'kemi ndarje në burim (d.m.th në kazanët e plehrave) dhe prandaj e ka të pamundur të mbijetojë, duke rrezikuar falimentimin! Pra, ejani në vetë dhe mos dëgjoni manipulatorët profesionistë që luajnë me frikërat e njerëzve, sepse ndryshe s'do e kishte këtë ligj as Kosova e rajoni dhe Bashkimi Europian po e po! Ky ligj bën pikërisht të mundura gjërat që kam shkruar më lart. Të tjerat janë petulla politike...

ediramakomentuesjaplehratok.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nën dhe' ajo mund të marrë vesh çfarë ndodhi dhe pse ndodhi”, letra prekëse e profesorit pas ndarjes nga jeta të gruas së Artan Santos
Ardian Fullani kur ishte ri dhe shumë elegant…I biri i publikon foton (NË BRENDËSI) »
Article Logic
Execution time: 0.024825096130371
array(1) { ["section"]=> string(84) "vlonjatja-dhemb-per-dhemb-me-ramen-duke-e-nervozuar-kryeministri-ejani-ne-vete-53881" }