Vlora në dilemë: Do zgjedhë Prefekten apo mjekun “puritan” Dritan Leli

Publikuar tek: politike, më 11:39 31-03-2015 Vlora në dilemë: Do zgjedhë Prefekten apo mjekun “puritan” Dritan Leli Mjeku Dritan Leli e prefektja Etjona Hoxha

Pedagogia Etjona Hoxha, apo mjeku Dritan Leli për kryetar të Bashkisë së Vlorës? Vlora zjen këto ditë nga zhurmat dhe thashethemet, ndërkohë që po njëlloj “zjen” edhe kazani i deputetëve të Vlorës në Tiranë të cilët në takimin me Edi Ramën kanë dhënë zgjidhjet e tyre. 

Zyrtarisht ditën e djeshme u tha se për çështjen e Vlorës, Edi Rama do të priste përfundimin e sondazheve që po e bën me një organizatë të huaj. Nuk saktësohet koha se kur do të jetë përfundimi i këtyre sondazheve, por strukturat në bazë e kanë të qartë se çpo ndodh.

Sipas informacioneve paraprake, qytetarët e Vlorës në sondazh e kanë vlerësuar shumë mirë mjekun kardiolog Dritan Leli, si një figurë të pastër. Babai i dy fëmijëve, me jetë të rregullt, i papërfolur asnjëherë, duket se është një risi për qytetin, edhe pse emri i tij, në aspektin e Public Relation, nuk është i njohur për publikun e gjerë.

Etjona Hoxha, prefektja, duket se është shfaqur e fortë në detyrën e prefektes, që kur e mori këtë post. Pedagogia në fakt, më shumë sesa për karakterin e saj, nuk pranohet nga disa qarqe socialiste në Vlorë, pikërisht për disa akuza që i bëhen bashkëshortit të saj Erion Zeneli. Kur zonja Hoxha u zgjodh prefekte, eksponentë të PD lokale filluan akuzat, por edhe blogjet dhe komentet e ndryshme të qytetarëve të Vlorës, vërshuan për zgjedhjen e saj, ndërkohë që akuzat binin mbi familjen.

Nuk dihet nëse zgjedhja e saj do të dobësojë pozitat e marketimit dhe do t’i japë argument PD për ndonjë luftë edhe në planin personal, por këto çështje, sikurse flitet në korridoret e PS, janë duke u marr në konsideratë. E një tjetër çështje, është pikërisht përfshirja e saj e fundit në praktikën koncensionare të parkingjeve, kur prefektja, doli publikisht e tha se nuk kishte dijeni për praktikën, ndërkohë që dokumentet që u publikuan në media, tregonin qartë se prefektja kishte dijeni.

“Lufta” për Vlorën po bëhet e fortë dhe gjithçka pritet të vendoset ditën e sotme. Deri sa të vendoset, qytetarët duhet të shprehen: kë duan të zgjedhin Prefekten Etjona Hoxha, apo mjekun Dritan Leli?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas dorëheqjes së Didit, Spaho: Të japë dorëheqjen Saimir Tahiri
Halimi e Ristani-Metës: Largohu nga Këshilli. Meta: Largohuni ju po deshët »
Article Logic
Execution time: 0.021016836166382
array(1) { ["section"]=> string(72) "vlora-ne-dileme-do-zgjedhe-prefekten-apo-mjekun-puritan-dritan-leli-7430" }