Vlora nis procesin për zgjedhjen e kreut të ri të PS, kandidatët fillojnë shpalljen e platformave

Publikuar tek: politike, më 08:46 15-09-2015 Vlora nis procesin për zgjedhjen e kreut të ri të PS, kandidatët fillojnë shpalljen e platformave (Nga e majta ne te djathte) Edmond Leka, kryetar i PS Vlore, Dritan Leli, kryetar i Bashkise, Evis Alushi (shpall zyrtarisht kandidimin per postin e kryetarit te PS Vlore

Vlora ka nisur procesin për zgjedhjet e reja për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. 

Evis Alushi, ish-kryetare e Këshillit Bashkiak në mandatin e kaluar, ka shpallur kandidimin e saj për postin e kryetarit të Partisë.

“Në procesin e nisur në PS e Vlorës, për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ju bëj me dije vendimin për të kandiduar për këtë detyrë politike. Kam informuar edhe drejtuesin politik të qarkut Vlorë, deputetin Koço Kokëdhima, si dhe deputetët Mira Shehu dhe Fatmir Toçi, si dhe jam në kontakt me një numër të madh anëtarësh të PS” thotë Evis Alushi.

Zonja Alushi ka ushtruar disa detyra në strukturat e PS, dhe thotë se do të kërkojë votën e anëtarësisë së PS për postin e ri të kryetarit.

Sipas kalendarit, socialistët do të fillojnë procesin e zgjedhjeve në 25 shtator, një proces që do të mbyllet në 25 dhjetor, sipas kalendarit politik të paracaktuar nga strukturat.

Do të bëhen zgjedhjet në organizatat socialiste, më pas propozimet, deri për strukturat drejtuese. Ndërkohë, mes drejtuesve vendorë të PS ka nisur një proces me telefonata për kandidatët e përshtatshëm për postin e kryetarit të PS.

Detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste të Vlorës, aktualisht e mban Edmond Leka, i cili udhëhoqi edhe fushatën për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Mynih shpërndahen fletpalosje kundër Ramës: Është njeri i terrorit dhe jo artist
“Artan Didi u dërgua në Amerikë nga Edi Rama që të mbyllte gojën”, Noka akuza para mediave »
Article Logic
Execution time: 0.013399839401245
array(1) { ["section"]=> string(102) "vlora-nis-procesin-per-zgjedhjen-e-kreut-te-ri-te-ps-kandidatet-fillojne-shpalljen-e-platformave-20793" }