Vlorë, në shpërndarjen e mandateve, kryeson PS. Ka akoma kuti të panumëruara

Publikuar tek: politike, më 13:27 24-06-2015 Vlorë, në shpërndarjen e mandateve, kryeson PS. Ka akoma kuti të panumëruara Foto ilustruese

Në Vlorë ende nuk është mbyllur përfundimisht për t’u certifikuar rezultati i votave për partitë. Deri tani janë numëruar 180 kuti ndërkohë që mbeten edhe 33 kuti të panumëruara tek KZAZ 81. Mes tyre janë kutitë e votave të partive të Shushicës dhe Orikumit. Ndërsa në dy KZAZ të tjera kanë mbetur edhe 8 kuti. 

Sipas votave të marra, shpërndarja e mandateve do të jetë: Partia Socialiste përfiton 18 mandate; Lëvizja Socialiste për Integrim 5 mandate; Fryma e re Demokratike 1 mandat, ABDE 1 mandat, PDS 1 mandat dhe PDIU 2 mandate.

Ndërsa sa i përket koalicionit të djathtë është kjo ndarje: Partia Demokratike 9 këshilltarë, Partia Republikane 1 këshilltar, dhe Partia e Ballit Kombëtar, 1 këshilltar. Megjithatë pritet përfundimi i gjithë procesit zgjedhor të numërimit të votave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi përgëzon Veliajn për fitoren:Do vazhdojmë përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve
Haxhinasto: 700 mijë qytetarë akoma nuk shërbehen me ujë »
Article Logic
Execution time: 0.011660099029541
array(1) { ["section"]=> string(79) "vlore-ne-shperndarjen-e-mandateve-kryeson-ps-ka-akoma-kuti-te-panumeruara-14541" }