Vlorë, qytetarët fillojnë denoncimet për prishjet selektive

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:55 05-02-2015 Vlorë, qytetarët fillojnë denoncimet për prishjet selektive Libraria e paprekur ne bulevardin kryesor ne Vlore

Ndërkohë që vijon aksioni për të liruar trotuaret në qytetin e Vlorës, shumë prej tyre kanë çmontuar vetë; ndërsa sot, për konstruksionet e betonit, duket se kanë ndëhyrë fadromat e Inspektoriatit të mbrojtjes së Territorit.

Por qytetarët e Vlorës kanë filluar të postojnë foto në facebook duke akuzuar për “selektim” edhe në rastin konkret.

Dhe foto që shikoni më poshtë është një librari, që ka zënë një pjesë të mirë të trotuarit. Libraria që gjendet në bulevard, ngjitur me Teatrin, duket se është bërë objekt bisedash mes vlonjatëve. Ideja se mund ti përkasë ndonjë pushtetari dhe është e paprekshme, prevalon mbi faktin se ajo është një librari. Lind pyetja: A do ta heqin edhe këtë kioskë?

Newsbomb.al ka kontaktuar me Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, në lidhje me arsyet se përse kjo librari, ndryshe nga godinat e tjera aty pranë nuk është shembur. Sipas IKMT, godina për të cilën kanë shfaqur shqetësim edhe banorët e Vlorës, rezulton të jetë me leje të rregullt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022317171096802
array(1) { ["section"]=> string(63) "vlore-qytetaret-fillojne-denoncimet-per-prishjet-selektive-2406" }