Vlorë, Rama: Në zgjedhjet e ardhshme jo thjesht fitojmë, do triumfojmë

Publikuar tek: politike, më 13:28 29-01-2016 Vlorë, Rama: Në zgjedhjet e ardhshme jo thjesht fitojmë, do triumfojmë

Partia Socialiste ka thirrur sot në një takim të madh anëtarësinë e rajoneve të Vlorës e Gjirokastrës, ku do të jepen edhe kartat e reja të anëtarësimit për shumë të rinj.

Në fjalën e tij përpara socialistëve, kryetari i kësaj force, Edi Rama, njëherësh kryeministri i vendit deklaroi se bashkë me reformimin e Shqipërisë do reformohet edhe kjo parti. Ai vlerësoi aleancën me LSis-ë ndërsa tha se reformat ambicioze janë ndërmarrë në bashkëpunim.

“Jam i bindur se PS, e cila historikisht ka fituar zgjedhjet në harkun e këtij rajoni, sot ka mundësinë e artë të tregojë  se të gjitha fitoret tona të mëdha dhe të rëndësishme nuk kanë qenë maksimumi i potencialit që ka PS. Falë zgjerimit e riorganizimit, falë përfshirjes së njerëzve të rinj, në zgjedhjet e ardhme do shënojmë, jo thjesht fitoren e ardhshme, por  do bëjmë që të triumfojë potenciali i saj i jashtëzakonshëm.

I bindur që në Vlorë e zonat e tjera pa i numëruar të gjitha, PS ka mundur gjithmonë të bëjë më shumë. Falë mbështetjes së madhe që kjo parti ka në popull, kemi pasur mundësi që në aleancë me LSI dhe partitë e tjera ti japë vendit një qeverisje që ka ndërmarrë programin më ambicioz të reformave dhe kur po reformojmë thellësisht Shqipërinë s’kemi si të mos reformojmë vetveten”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çollaku nga PD: Edi Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën
Ilir Meta i ftuar sot në mbrëmje në një emision mjaft popullor »
Article Logic
Execution time: 0.019723176956177
array(1) { ["section"]=> string(73) "vlore-rama-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-jo-thjesht-fitojme-do-triumfojme-31260" }