Vlorë, sigurimet shoqërore, plani u realizua 262 përqind

Publikuar tek: ekonomi, më 11:03 17-02-2015 Vlorë, sigurimet shoqërore, plani u realizua 262 përqind Gjate analizes se drejtorise se kontributit te sigurimeve ne qytetin e Vlores (Ne qender) Vjollca Braho drejtoreshe e pergjithshme, (majtas) Edmond Leka drejtori rajonal i Vlores

Drejtoresha e përgjithshme e Sigurimeve shoqërore Vjollca Braho deklaroi se dega e Vlorës ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të shmangur punën e zezë dhe për të përfshirë brenda skemës së kontributeve shumë qytetarë të tjerë. Deklaratat i bëri gjatë analizës vjetore në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Vlorë. “Eshtë bërë një punë e shkëlqyer gjatë vitit 2014. Plani i të ardhurave u realizua në masën 262 përqind me një tejkalim plani në masën 540.83 mijë lekë. Eshtë punuar shumë në afrimin e kontribuesve të rinj në skemën e sigurimeve shoqërore, ku për vitin e kaluar ky numër pati rritje të konsiderueshme. Përsa i përket shërbimit ndaj qytetarit në raport me dhënien e përfitimeve, falë punës së mirë është bërë e mundur lidhja e pensioneve Brenda 14 ditësh, ndërkohë që afati mesatar është 45 ditë” thotë Braho.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe drejtori Edmond Leka, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste në degën e Vlorës. “Ka shumë punë për të bërë ende në terren. Megjithatë, kemi gjetur gadishmërinë edhe të biznesit, për të realizuar këto shifra dhe ndërgjegjësim më i madh edhe nga vetë punonjësit për përfitimet nga gjithë ky proces” vërejti Leka gjatë analizës.

Në Vlorë, prej muajsh gëlojnë historitë e emërimeve dhe mënyrën sesi po menaxhohen ato, sidomos pas zgjedhjeve të qershorit. Në rrjetet sociale, shumica e qytetarëve të Vlorës kanë shprehur zhgënjim, por nuk ka pasur ndonjë reagim drejtuar strukturave qendrore të PS. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023468971252441
array(1) { ["section"]=> string(59) "vlore-sigurimet-shoqerore-plani-u-realizua-292-perqind-3585" }