Vlorë, vazhdon përplasja mes deputetëve, Kokëdhima mbledh strukturat, Toçi: Nuk më kanë ftuar

Publikuar tek: politike, më 08:58 09-11-2015 Vlorë, vazhdon përplasja mes deputetëve, Kokëdhima mbledh strukturat, Toçi: Nuk më kanë ftuar Deputeti Koço Kokedhima ne takim me strukturat e shtabit te PS ne Vlore

Deputeti Koço Kokëdhima mblodhi dje në qytetin e Vlorës shtabin drejtues të reformës politike dhe ekzekutive të Bashkisë së Vlorës për Partinë Socialiste, siç edhe vetë deputeti e pasqyron këtë aktivitet në rrjetet sociale. Dhe pas këtij takimi, në sallën e Teatrit “Petro Marko” në Vlorë, është zhvilluar një tjetër takim me drejtorët e institucioneve të ndryshme shtetërore. 

Takimi, ka për qëllim synimet e vëna nga PS për shtimin e radhëve të anëtarësisë së PS, zgjedhjet e reja në organizatat e partisë, si dhe mbledhjen e informacionit të nevojshëm për zgjedhjet e kryetarit të PS së Vlorës.

Por portali i Vlorës, pika.news, informon se në qytetin e Vlorës, ditën e djeshme, ka qenë edhe deputeti Fatmir Toçi, i cili, nuk ka qenë prezent në takimet e zhvilluara nga drejtuesi politik i rajonit të jugut, vendosur nga kryetari i PS Edi Rama. “Nuk jam i informuar për një takim të tillë” i është përgjigjur Fatmir Toçi interesimit të pika.news për mungesën e tij në mbledhjet politike, ndërsa ka qenë në të njëjtën kohë në bibliotekën e qytetit.

teatri

E pavarësisht hatërmbetjeve të deputetëve, apo debateve të shumta, Kokëdhima ka vazhduar punën me strukturat. Sipas burimeve brenda mbledhjes u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve të qëndrojnë më afër socialistëve dhe të mos jenë arrogant për kërkesat e tyre. Çështja e punësimeve, vazhdon të mbetet problem për qarkun e Vlorës, ku një pjesë e mirë e socialistëve kanë shfaqur pakënaqësinë për mungesën e punësimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: Zyrtari punëson të gjithë familjarët në drejtorinë ku punon
Informaliteti/ “Ankesat, qarjet, njerëzit s’kanë mundësi”?! Ja çfarë thotë Rama për këtë »
Article Logic
Execution time: 0.019316911697388
array(1) { ["section"]=> string(95) "vlore-vazhdon-perplasja-mes-deputeteve-kokedhima-mbledh-strukturat-toci-nuk-me-kane-ftuar-24999" }