Vodhën 10 milion lekë dhe një makinë në Fier, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:47 12-04-2018 Vodhën 10 milion lekë dhe një makinë në Fier, arrestohen dy të rinjtë (EMRAT) Foto ilustruese

Dy të rinj nga qyteti i Fierit kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhjen e 10 milion lekëve dhe një makine tip “Benz”.

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e një viti më parë, ku në banesën e shtetasit XH.K u vodh sasia e konsiderueshme e parave dhe makina.

Të arrestuarit janë:

Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier

Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 10 milion lekëve të reja në datë 29.05.2017 në banesën e shtetasit Xh.K. Ndalohen 2 autorët e vjedhjes.

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen "Afrim" Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip "Benz" dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit: 1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier. 2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier. Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizon Donald Lu: Jam gati të mbledh monedhat e mia për të ndihmuar fëmijët e rrugës (HISTORIA)
Vende të lira pune, Rama ju fton t’i bashkoheni stafit të kompanisë së re ajrore shqiptare (Si mund të aplikoni- kriteret) »
Article Logic
Execution time: 0.025053977966309
array(1) { ["section"]=> string(81) "vodhen-10-milion-leke-dhe-nje-makine-ne-fier-arrestohen-dy-te-rinjte-emrat-116593" }