Vokrri: Kosova shumë shpejt në UEFA

Publikuar tek: sport, më 19:15 24-02-2015 Vokrri: Kosova shumë shpejt në UEFA

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri është shprehur optimist se futbolli ynë shumë shpejt do të jetë pjesë e arenës ndërkombëtare.

I pari i FFK-së, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se tashmë edhe UEFA po jep sinjale të mira, dhe sipas tij, më në fund shtëpia më e madhe futbollit evropiane, seriozisht është duke menduar për futbollin e Kosovës.

Vokrri mendon se dy vizitat e muajit të kaluar nga zyrtarë të lartë të UEFA-së, kanë qenë shumë të rëndësishme për futbollin e Kosovës. Sipas Vokrrit, UEFA është duke treguar vullnet të mirë në raport me Kosovën.

“Mendoj se këto janë sinjale të mira që UEFA më në fund seriozisht është duke u marrë më çështjen e futbollit të Kosovës, edhe përkundër faktit që kemi bllokada statusore siç është neni famoz i cili është i kushtëzuar më Kombet e Bashkuara që ne nuk jemi, megjithatë, ekziston vullneti i UEFA së edhe kjo të tejkalohet dhe shpresoj se do të gjendet mënyra më e mirë e mundshme për pranimin e Federatës sonë në UEFA e pastaj edhe FIFA”, ka thënë Vokrri.

Legjenda e futbollit tonë, ka hedhur poshtë mundësinë që skuadra tona në shtatorin e ardhshme do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare. Sipas Vokrrit, nuk ekziston kjo mundësi, sepse sipas tij, ne tani jemi në gjysmë te sezonit.

“Jo nuk presim për të vetmen arsye dhe unë po them se tash jemi në gjysmë sezon do të thotë klubet tona sikurse në gjitha ligat tjera evropiane, jemi në gjysmësezoni, do të thotë nuk mund të inkurponohem në Champions Ligë apo në Kupat e Evropës”, ka theksuar Vokrri.

Ai thotë se në takimet që pritet të ketë FFK-ja me zyrtarët e lartë të UEFA-së në muajin mars, do të diskutohet për pjesëmarrjen e skuadrave tona në garat ndërkombëtare. Vokrri thekson se do të ketë takime edhe me kryetarin e komisionit edhe me kryetarin e komisioneve që udhëheqin garat pranë UEFA. Ai pohon se do të shikohen gjitha mundësitë e mundshme që me pranimin e Kosovës, edhe klubet të startojnë menjëherë.

“Shumë shpejt, por për ne më rëndësi është që nuk do të humbim dhe jam i bindur se nuk do të humbim asnjë shanse sportive, asnjë kompeticion as të klubeve e as të reprezentacionit. Unë jam shumë i bindur se nuk do të humbnim, p.sh kur të bëhet inkurponimi i klubeve tona në UEFA, këta nuk do të humbin asgjë, sepse prapë po them se jemi tash jemi në gjysmë të sezonit dhe kjo është ilozore, sepse kur të fillon një kampionat komplet, atëherë në fund të kampionatit del fituesi i cili do të na prezantojë në Champions Ligë”, ka theksuar Vokrri, i cili është i bindur se skuadrat tona në vitin 2016 do të jenë pjesë e arenës ndërkombëtare.

Njeriu i parë i futbollit tonë ka folur edhe për miqësoren e radhës që pritet të luhet në muajin mars.

Vokrri thekson se është duke u punuar në këtë drejtim, edhe pse sipas tij, nuk është lehtë të gjendet kundërshtari i radhës, sepse ai thotë se në gjitha përfaqësueset evropiane në muajin mars luajnë takimet kualifikuese për EURO 2016. Megjithatë, Vokrri shpreson se do të gjendet një kundërshtar atraktive që do të luajë kundër përfaqësues sonë.

Kreu i FFK-së, ka folur edhe për fillimin e pjesës së dytë të garave që nisin këtë fundjave. Vokrri ka apeluar tek të gjithë njerëzit që janë të përfshirë në futboll të jenë të kujdesshëm, sepse sipas tij, ky gjysmë sezon është nën monitorimin e vërtetë të UEFA-së dhe FIFA-së.

“Mendoj se tash është monitorimi i vërtetë që do të bëhet në këtë gjysmësezon. Do të jetë një test. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe një mesazh për ju mediat, pikësëpari për klubet, sepse ato janë bazë e gjitha organizimeve të ndeshjeve të tilla, sepse Federata vetëm i përcjell dhe merr masat e duhura, mirëpo mendoj se klubet, gjyqtarët, gjithë që jemi rreth sportit se bashku, ky gjashtë mujoresh është vendimtare dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos ndodhin gjera të pahijshme në stadiumet tona, disiplina të ngritët në nivel edhe më të lartë dhe të gjithë se bashku ta përfundojmë këtë mision për ju mediat, klubet, federatën që këtë mision ta qojmë deri në fund”, ka përfunduar Vokrri.

Ai shpreson se faza e dytë e garave do të sjell futboll më cilësor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus, “klubi më popullor” edhe në Shqipëri
Juventus nuk zhgënjen, Man.City mposhtet nga Barcelona »
Article Logic
Execution time: 0.021665096282959
array(1) { ["section"]=> string(39) "vokrri-kosova-shume-shpejt-ne-uefa-4348" }