Vokrri në ekstazë pas vendimit historik të UEFA-s:Ato momente...shumë të vështira, por na u hapën dyert edhe për FIFA-n…

Publikuar tek: sport, më 12:46 03-05-2016 Vokrri në ekstazë pas vendimit historik të UEFA-s:Ato momente...shumë të vështira, por na u hapën dyert edhe për FIFA-n…

Fadil Vokrri në ekstazë pas vendimit historik të UEFA-s për antarësimin e Kombëtares së Kosovës.

‘’Ato momente kanë qenë shumë të vështira, por na u hapën dyert edhe për FIFA-n…’’, rrefeu mes emocionesh kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.

‘’E kishim menduar se ne do të bëhemi anëtarë, mendoj se ky është momenti më i duhur. Një arritje e jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe ju mediat.

Ato momentet kanë qenë shumë të vështira. Mendoj që në një votim të tillë, e kemi pasur frikë që do tërhiqej gjithë procesi i votimit dhe kemi diskutuar me të zyrës legale të UEFA-s, se  pika e Kosovës është një pikë e veçantë.

Duke marrë parasysh se ishte një votim i vështirë, duke kujtuar edhe votimin e UNESCO-s.

Mund të themi se votimi sot, na hap dyert edhe për FIFA-n në javën e ardhshme.

Futbolli është lojë kolektive, por këtu është një masë e tërë që janë përfshirë, kolegë, donatorë, duke kujtuar edhe ata që nuk janë në mesin tonë.

Jam krenar.

3 qershor jena në Frankfurt, kundër ishujve Faroe, por tashmë ne duhet të na interesojnë gjëra të tjera…’’, rrëfeu menjëherë pas votimit Vokrri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Historike, Kosova anëtarësohet në UEFA
Një shtet mik votoi kundër Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.004033088684082
array(1) { ["section"]=> string(122) "vokrri-ne-ekstaze-pas-vendimit-historik-te-uefa-s-ato-momente-shume-te-veshtira-por-na-u-hapen-dyert-edhe-per-fifa-n-39355" }