Vokshi-Beqajt: Po detyron mjekët të firmosin peticion pro testimit, Beqaj: Do ta bëjmë testimin

Publikuar tek: politike, më 11:27 26-02-2015 Vokshi-Beqajt: Po detyron mjekët të firmosin peticion pro testimit, Beqaj: Do ta bëjmë testimin Albana Vokshi

Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se ministri Shëndetësisë po detyron mjekët nëpërmjet mercenarëve të tij që të firmosin një peticion pro testimit. “Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet mercenarëve të vet po bën një tjetër peticion paralel, pro testimit duke u thënë mjekëve ose firmos tani ose je I pushuar nga puna. Por mjekët po qëndrojnë stoikë’’, thotë Vokshi në Parlament.

Por në kundërpërgjigje, edhe pse Gjykata Administrativ e hodhi poshtë testimin e infermierëve, Beqaj tha se ishte i vendosur që ta bënte testimin.

‘’36%  e mjekëve, 28% e farmacistëve dhe  52% e mjekëve stomatologë nuk kanë arritur t’i marrin në 5 vjet kreditet e nevojshme. Ata s’mund të vazhdojnë punën nëse brenda 6 muajve nuk i nënshtrohen testimin. 1/3 e trupës do të mbetet pa kredite të marra.  Brenda tetorit ta mbarojmë këtë proces me sa më pak kosto. Ai testim është I domosdoshëm. Nuk prek  marrëdhëniet e punës, përfshirë dhe pagën, as të drejtën e vijimit të profesionit. Aty nuk ka nivele pikësh.’’, thotë ministri I Shëndetësisë Beqaj.

Vokshi e ka quajtur testimin e mejëkve një instrument të neveritshëm. ‘’Si mund të fyesh mjekët me testimin që ideoen nga militantë injorantë? I keni bërë llogaritë krejt gabim se me mjekët nuk mund të luhet. Ministri Beqaj duhet të bëjë një test me këto përgjigje: a.Të kërkojë ndjesë, b.Të japë dorëheqjen, c.Të marrë avokat për mbrojtje, d.Mos u mërzit C‘est  la Vie’’, ironizoi Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A është nxitur Tom Doshi nga Sali Berisha?
Berisha-Kokëdhimës:Ke përfituar fonde publike, Kokëdhima: Shpifës ordiner »
Article Logic
Execution time: 0.0041680335998535
array(1) { ["section"]=> string(97) "vokshi-beqajt-po-detyron-mjeket-te-firmosin-peticion-pro-testimit-beqaj-do-ta-bejme-testimin-4474" }