Vokshi denoncon: Kryeministri ka në zyrë një raport-skandal që e fshehu me ministrin

Publikuar tek: politike, më 11:16 21-05-2015 Vokshi denoncon: Kryeministri ka në zyrë një raport-skandal që e fshehu me ministrin Albana Vokshi, deputete e PD

Deputetja e PD Albana Vokshi ka bërë sot nga foltorja e Kuvendit një denoncim që sipas saj përbën skandalin më të madh të ndohur ndonjëherë në Shqipëri. Sipas Vokshit, ISKSH-së i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.5 miliard lekësh të fshehur nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë.

Vokshi ka pohuar se kjo skemë vjedhjeje aplikohet përmes recetave fallco pikërisht me kartën e Shëndetësisë.

“Në  Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor, ose në ISKSH, plot 1.5 miliard lekë është dëmi ekonomik që është mbajtur i fshehur nga kryemininistri dhe ministri por vetë grupi i kontrollit të kryeministrit thotë se dëmi llogaritet të jetë edhe më i madh. Pëmes recetave fallco vidhen ilaçet që duhej të shkonin për njerëzit në nevojë”, ka thënë deputetja Vokshi.

Vokshi ka evidentuar se kjo skemë vjedhjeje ka nisur tre muaj pas marrjes së qeverisë nga kryeministri Rama.

 “Vjedhja ka nisur tre muaj pasi qeveria juaj erdhi në pushtet. Vjedhja u bë pikërisht me kartën e shëndetësisë, skemën e rimbursimit të barnave. Iu deshën tre muaj  për ta realizuar. Kryeministri në vend që të bënte batuta me gratë dhe për gratë , duhej të ishte sot në Parlament sepse prej një muaji në zyrën e kryeministrit gjendet raporti me vjedhjen që është dhe skandali më i madh i parë ndonjëherë”, u shpreh Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rroshi: Kavajës i duhet një drejtues që e çon zërin në Tiranë
Pollo akuza për dasmën e Veliajt, Balla: S’mund të flasin për martesën ata që kanë konflikt interesi »
Article Logic
Execution time: 0.024784088134766
array(1) { ["section"]=> string(89) "vokshi-denoncon-kryeministri-ka-ne-zyre-nje-raport-skandal-qe-e-fshehu-me-ministrin-11647" }