Vokshi: Deputeti i LSI-së Piro Kapurani debitor, 205 milionë lekë energji elektrike të papaguar

Publikuar tek: politike, më 13:30 18-01-2015 Vokshi: Deputeti i LSI-së Piro Kapurani debitor, 205 milionë  lekë  energji  elektrike të papaguar

Partia Demokratike, ka vijuar edhe sot me akuza ndaj funksionarëve dhe deputetëve të maxhorancës. Deputetja Albana Vokshi ka denoncuar publikisht deputetin e LSI-së në Korçë  Piro Kapuranin. Vokshi ka deklaruar se qeveria vazhdon të arrestojë dhe të lërë në errësirë qytetarët e pamundur dhe nga ana tjetër të favorizoj njerëzit e fuqishëm dhe që janë pranë tij dhe maxhorancës.

 

“Partia Demokratike denoncon pabarazinë para ligjit që ka krijuar Edi Rama. Qytetarët e pamundur janë në errësirë ose në burg për dhjetë mijë lekë të vjetra, deputeti biznesmen, Pirro Kapurani, pronar i fabrikës së tjegullave dhe tullave, nuk preket edhe pse ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit.Shiheni këtë faturën e energjisë. Subjekti në fjalë ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit. Cfarë ka ndodhur me pronarët? A janë përballur ata me ligjin? A u është ndërprerë energjia?”, ka deklaruar deputetja Albana Vokshi.

Vokshi ka vijuar më tej kur thotë  se mbi Kapuranin dhe biznesin e tij nuk është marrë asnjë masë dhe kjo per faktin e thjeshtë se është miku i Ramës dhe i Ilir Metës. Ajo ka akuzuar Ramën se është nxitësi kryesor i pabarazisë përpara ligjit dhe e ka kërcënuar atë me protesta popullore kundër pabarazisë.

“ Pabarazia parpara ligjit është skandaloze dhe mban firmën e Edi Ramës. Kjo pabarazi përpara ligjit ka bërë që qyetarët të jenë sot në këmbë. Dhe kjo pabarazi, kjo padrejtësi, kjo e keqe do të ndalet. Populli do të jetë më i bashkuar se kurrë, në protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi”, ka përfunduar Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë i kërkoi Erdogani kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë?
Zyrtari i lartë amerikan: Te dënohen zyrtarët e lartë të korruptuar »
Article Logic
Execution time: 0.027694940567017
array(1) { ["section"]=> string(97) "vokshi-deputeti-i-lsi-se-piro-kapurani-debitor-205-milione-leke-energji-elektrike-te-papaguar-829" }