Vokshi: Ilaçet importohen pa kushte frikoriferike, s’kanë certifikatë origjine

Publikuar tek: politike, më 13:14 14-02-2015 Vokshi: Ilaçet importohen pa kushte frikoriferike, s’kanë certifikatë origjine

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se medikamentet në Shqipëri importohen nga vendet e tjera pa kushte frigoriferike dhe pa certifikata sigurie. Në një deklaratë për shtyp ajo iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj duke i thënë se gënjente me shkrim e firmë për cilësinë e ilaçeve të trafikuara.

“Ministria e Shëndetësisë gënjen me shkrim dhe firmë që Iipërgatit në bodrumet e medikamenteve të trafikuara, pa markë sigurie.Barnat që ministry flet nuk kanë certifikatën e origjinës dhe prodhuesi nuk garanton nëse janë të vërteta apo false.”, tha sot Vokshi.

Sipas saj nuk janë respektuar kushtet specifike të transportit të barnave.“Kush mban përgjegjësi, nga cilat kompani janë importuar a kanë certifikatë origjine, në çfarë rruge janë sjellë, në çfarë mjetesh dhe kushtesh janë transportuar, a janë ruajtur rekordet e temperaturave të transprtit të Altuzanit, prej të cilit një paciente vdiq?’’, ka pyetur sot publikisht Vokshi.

Sipas saj, kur është duke u krijuar panik në popullatë, ministria deklaron uljen e çmimeve të ilaçeve. “Nuk është e vërtetë që çmimi është ulur 30%.  Është ulur vetëm 7%,  krahasuar me ekuivalentin i tij”, përfundoi Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KQZ: Qeverisja vendore nuk ka sjellë informacion për vend-votimet
Sali Shehu i FRD-së kandidat i mazhorancës në Kamëz, mënjanohet Gjici »
Article Logic
Execution time: 0.022783994674683
array(1) { ["section"]=> string(81) "vokshi-ilacet-importohen-pa-kushte-frikoriferike-s-kane-certifikate-origjine-3321" }