Vokshi në Forumin e Grave të PPE: Më 21 qershor u organizuar një proces diktatorial

Publikuar tek: politike, më 15:42 27-06-2015 Vokshi në Forumin e Grave të PPE: Më 21 qershor u organizuar një proces diktatorial

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH) njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Vokshi e ka cilësuar të manipuluar dhe të cënuar procesin zgjedhor në 21 Qershor, gjatë fjalës së saj në forumin e grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Maltë.

Vokshi ka theksuar se ka patur një proces masiv të shitblerjes së votës, klimë shantazhuese të qeverisë dhe mazhorancës mbi vullnetin e lirë të shqiptarëve, angazhim në proces kandidatë me rekorde kriminale, të gjitha të evidentuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR, ndërsa e ka konsideruar procesin e votimit më 21 qershor si një proces dikatorial.

“Në një skenar të mirëpregatitur me ndarjen e re territoriale, PS dhe LSI minuan standardet e zgjedhjeve, duke e kthyer votimin, në një proces diktatorial, ku votuesit fotografonin votën në këmbim të parave dhe të vendeve të punës”, tha Vokshi.

Deputetja e PD-së vuri theksin te klima kërcenuese për të marrë votën e grave dhe të nënave me vendin e punës, tek parregullsitë e shumta që lidheshin me organizimin e infrastrukturës zgjedhore, si kutitë, shpërndarja e fletët e votimit, vulat dhe terma të tjera teknikë, të cilët ndikuan drejtëpërsëdrejti në mbarëvajtjen e procesit.

“Partia Demokratike ka depozituar të dhëna të shumta me fakte dhe argumenta pranë OSBE, ODHIR dhe të gjithë organizmave ndërkombëtare për fenomenin e blerjes se votave, për presionin dhe klimën shantazhuese ndaj administrates dhe biznesit në favor të një rezultati manipulues të mazhorancës në zgjedhjet locale”, tha ajo.

Vokshi ka deklaruar se opozita do të vazhdojë e pa lëkundur në betejën e saj me antiligjin dhe pushtetin e inkriminuar i cili ka kapur çdo institucion dhe strukturë të pavarur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afrim Krasniqi: PS fitoi 3 në 4 bashki, PD reformim të thellë!
Të majtët festojnë fitoren e Shuaip Beqirit në Konispol (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.01631498336792
array(1) { ["section"]=> string(88) "vokshi-ne-forumin-e-grave-te-ppe-me-21-qershor-u-organizuar-nje-proces-diktatorial-14772" }