Vokshi në Prizren: Politikat e Edi Ramës kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, rëndon mbi supet e grave

Publikuar tek: politike, më 12:29 13-03-2016 Vokshi në Prizren: Politikat e Edi Ramës kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, rëndon mbi supet e grave

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi ka shkuar sot në Kosovë pasi është ftuar në një takim për 26 vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë agjendat për të  Drejtat e Grave në të gjitha trevat shqipfolëse”, ka deklaruar ajo në Prizren.

“Në Shqipëri dhe Kosovë, qytetarët kanë humbur besimin dhe i janë drejtuar portave të Evropës për mbijetesë, si kombi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Union, ku Shqipëria zë vendin e dytë pas Sirisë. Mijëra familje, mijëra gra, nëna të zhytura në skamje e mjerim azilojnë çdo ditë shpresëhumbur, pa kthyer kokën pas”, ka thënë fillimisht Vokshi.

“Politikat anti- sociale të ndjekura nga ​qeveria e Edi Ramës në Tiranë kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, e cilat më së shumti rëndon mbi supet e grave”, deklaroi deputetja e PD-së. “Çdo tre muaj INSTAT raporton rritjen pa kthim të papunësisë ndër gra dhe vajza e cila shkon në rajone të ndryshme edhe mbi 50 deri 70%. Papunësia ndër të rinj ka arritur 34%. Fasada me numrat e grave në qeveri e Parlament nuk reflektohet aspak në një përmirësim të numrit dhe statusit të tyre në administratën publike dhe atë private. Në të kundërt, rritja e çmimeve, taksave, tarifave këto 3 vjet e kanë përkeqësuar gjendjen dhe statusin e tyre”.

“Sa më shumë gra në parlament e poste drejtuese në administratë, aq më pak burra me të shkuar kriminale e precedentë penalë. Sa më shumë gra në politikë, aq më pak burra të korruptuar. Një grua jo e fuqizuar ekonomikisht, është a mënjanuar, e pambështetut dhe papromovuar politikisht. Ndaj dhe është domosdoshmëri kombëtare që më ardhjen e PD në pushtet, të zhbëhen të gjitha politikate masat anti-grua e të vendoset promovimi i saj në të gjitha axhendat qeveritare”, theksoi Vokshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 18 mijë banorë të Mirditës pa ujë, Albina Deda: Pritëm një muaj
“Edi Rama manipuloi videon: Nga zgjedhje të parakohshme e bëri Lul Basha fytyrë e poshtër”, Zhupa deklaratë »
Article Logic
Execution time: 0.018185138702393
array(1) { ["section"]=> string(106) "vokshi-ne-prizren-politikat-e-edi-rames-kane-thelluar-varferine-ne-shqiperi-rendon-mbi-supet-e-grave-34968" }