Vokshi nuk ‘trembet’ nga padia e Ramës, intensifikon sulmet

Publikuar tek: politike, më 16:24 25-01-2016 Vokshi nuk ‘trembet’ nga padia e Ramës, intensifikon sulmet

Deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshit duket se nuk i ka bërë përshtypje padia për shpifje e ngritur për të nga Kryeministri Edi Rama në Gjykatën e Lartë.

Vokshi nuk po tëhiqet nga denoncimet në fushën e shëndetësisë dhe rasti i fundit është ky postim i bërë sot prej saj në rrjetet sociale. Deputetja demokrate ka publikuar një foto që tregon një lokal të rikonstruktuar dhe gati për t’u hapur brenda ambienteve të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Vokshi ka rikujtuar gjithashtu deklaratën e bërë nga vetë kryeministri në vitin 2013, i cili theksonte se brenda ambienteve të QSUT-së nuk do të kishte më bare, kioska apo tezga.

Postimi i Vokshit:

A e mbani mend Ramën kur thoshte:

"bare dhe restorante, kioska, tezga, duhan e alkool gjithandej. A është ky spital? Ky as nuk duket si spital dhe nuk është spital për kohën e sotme, për gjithë ata para që janë hedhur gjatë 20 viteve (tetor 2013)".

Po Beqen e mbani mend:

"Territori i QSUT do spastrohet nga aktivitetet jo mjekësore ".

Ndërkohë që drejtoria e QSUT-së, theksonte qe nuk do të lejojnë askënd që të ushtrojë aktivitetin privat brenda territorit të spitalit,

Kjo foto, eshte bere sot ne QSUT. kafja e vjeter, e lyer bukur eshte gati Per t'u rihapur brenda pak ditesh... Dhe jo me ne nje kat, por dy kate...edhe kafja eshte rilindur.

12631307_10153915016079429_6581045771613400971_n.jpg

*Foto e publikuar nga Albana Vokshi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjoba e Bashkisë, ekspertiza: Firma e policit bashkiak por e ka plotësuar tjetërkush
“Reforma t’i japë fund “pingpongut” të përgjegjësive në drejtësi” »
Article Logic
Execution time: 0.021171092987061
array(1) { ["section"]=> string(62) "vokshi-nuk-trembet-nga-padia-e-rames-intensifikon-sulmet-30901" }