Vokshi–Ramës: Ti nuk i do gratë se të sfidojnë. Nuk mbulohet dielli me shoshë

Publikuar tek: politike, më 13:44 07-05-2015 Vokshi–Ramës: Ti nuk i do gratë se të sfidojnë. Nuk mbulohet dielli me shoshë Albana Vokshi, deputete e PD

Deputetja e djathtë Albana Vokshi i ka kërkuar kryeministrit Rama të kërkojë falje ndaj grave të opozitës e veçanërisht ndaj dy kandidateve për kryebashkiake, Voltana Ademit dhe Grida Dumës, përkatësisht në Shkodër e Durrës. Deputetja Vokshi e akuzoi Ramën se nuk i do gratë pasi sipas saj, ato e sfidojnë kryeministrin.

“ To be or not to be! Të jesh a të mos jesh! Dua të pyes Ramën a ishin vërtet nga strukturat e Partisë Socialiste ata personat që dëgjoheshin në videon e publikuar nga zoti Berisha? Kryeministri duhet ta dijë se nuk mbulohet dielli me shoshë. Do ta mbulojë me batuta ose kërcënime të drejtpërdrejta. Ti tregove se nuk i do gratë se gratë të sfidojnë ty si kryeministër. Zoti kryeministër kërkoni ndjesë ndaj deputeteve të opozitës të cilat i ke fyer në këtë Parlament, kërkoni ndjesë ndaj kandidates Voltana Ademi që e fyeve disa ditë më parë dhe kandidates Grida Duma se ndjesa do ju bënte nder”, tha Vokshi nga foltorja e Parlamentit duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

Më tej,deputetja vazhdoi fjalën e saj duke hedhur akuza mbi sistemin e shëndetësisë, sigurinë dhe rendin në vend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka-Ramës: Je më i shpifuri i shpifarakëve, Rama: Ke mëshirën time
Majko-Ramës: Edhe Erion Velinë e trajton si godinë pa leje. Rama: Unë po them që ti e legalizove »
Article Logic
Execution time: 0.023466825485229
array(1) { ["section"]=> string(81) "vokshi-rames-ti-nuk-i-do-grate-se-te-sfidojne-nuk-mbulohet-dielli-me-shoshe-10571" }