Vokshi reagon pas kallëzimit të policisë, kërkon hetime për Ramën dhe Tahirin

Publikuar tek: politike, më 16:03 29-03-2016 Vokshi reagon pas kallëzimit të policisë, kërkon hetime për Ramën dhe Tahirin

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pas kallëzimit të bërë ndaj saj dhe 8 kolegëve të tjerë, për protestën e organizuar në parkun e liqenit artificial të Tiranës.

Vokshi i drejtohet kryeministrit Edi Rama me fjalët se shqiptarët kanë vetëm një standard dhe ajo është liria, ndërsa shkruan më tej se “nga selia e burgut socialist sapo u deklaruar se dhuna është standardi i rilindasve”.

Postimi i Albana Vokshit:

Edi Rama, shqiptarët kanë vetëm një standard- Lirinë!!!

Kallëzimi i deputetëve të PD në prokurori dhe arrestimi i paligjshëm i protestuesve është dëshmi e planeve grabitqare të Kryeministrit, i cili dje personalisht drejtoi operacionin e dhunshëm e të paligjshëm policor ndaj qytetarëve që protestonin për mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Tiranë.

Pushteti i dhunimit të të Drejtave të Njeriut është në orët e fundit...

Prokuroria të hetojë Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës për dhunimin barbare të protestuesve, për shpërdorim të detyrës dhe për pengimin e stafeve mjekësore për të dhënë ndihmën e shpejtë për të plagosurit.

Nga selia e "burgut socialist" sapo u deklarua se dhuna është standardi i rilindasve...

Shqiptarët kanë vetëm një standard: lirinë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rebelohet Mesila Doda: Z.ministër, botoni të gjithë deputetët, nga i pari te i fundit që disponojnë armë!
Hapet gara për kreun e ri të PS në Vlorë, 5 emrat që pritet të kandidojnë »
Article Logic
Execution time: 0.01991605758667
array(1) { ["section"]=> string(82) "vokshi-reagon-pas-kallezimit-te-policise-kerkon-hetime-per-ramen-dhe-tahirin-36322" }