Vokshi-Veliajt: S’ke qenë njëherë në Gjirokastër, Veliaj: Është shpat mali, nuk përmbytet

Publikuar tek: politike, më 12:17 12-02-2015 Vokshi-Veliajt: S’ke qenë njëherë në Gjirokastër, Veliaj: Është shpat mali, nuk përmbytet Erjon Veliaj

Vazhdojnë batutat në Kuvend, këtë herë mes deputetes Albana Vokshi dhe deputetit Erjon Veliaj. Vokshi ka sulmuar Veliajn, duke I thënë se nuk ka shkuar njëherë në zonën që e ka zgjedhur deputet. ‘Nuk ke qenë një herë të vetme në zonën që të ka zgjedhur deputet. Mos bëni show po merrni përgjegjësi’’, i është drejtuar Veliajt deputetja Vokshi.

Në replikë, ministri i Mirëqënies dhe Rinisë, Veliaj i ka kthyer përgjigje se Gjirokastra nuk është fushë. “Gjirokastra është shpat mali dhe nuk ka patur përmbytje.Lad Kosta dhe Dash Kamberi kanë qenë në krye të detyrës. Unë e promovoj Gjirokastrën në çdo sebep të mundshëm, ta vizitojë FRPD-ja”, i ka thënë Veliaj, Vokshit, duke i kujtuar Laprakën, deputete e së cilës është Vokshi. “Nëse mendon se në Laprakë kanë mbaruar hallet, atëherë në rregull. Po ju të fyeni nga ana metaforike dhe fizike”, është përgjigjur Veliaj.

Vokshi ka porositur Ramën që mos e ‘’nxjerrë më në foltore Veliajn’’. “Sepse ky ministër të turpëron, ofendon rininë, ministër i të cilit është’’, tha Vokshi në Parlament.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kodheli kopjon Ramën: Paçi faqen e zezë, Strazimiri: E gjete Shqipërinë në NATO, mos e nxirr
Rama negociata me PDIU-në, a do t'i lëshojë Shijakun, Peqinin, Konispolin, Patosin dhe Rrogozhinën? »
Article Logic
Execution time: 0.018728971481323
array(1) { ["section"]=> string(90) "vokshi-veliajt-s-ke-qene-njehere-ne-gjirokaster-veliaj-eshte-shpat-mali-nuk-permbytet-3122" }