Voltana Ademi e akuzon, zv/kryeministrja mbërrin menjëherë me çizme në Shkodër

Publikuar tek: barometri, më 09:09 20-03-2018 Voltana Ademi e akuzon, zv/kryeministrja mbërrin menjëherë me çizme në Shkodër

Zv/kryeministria Senida Mesi

Pas akuzave nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi se qeveria nuk u ka ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, zv/kryeministrja e vendit Senida Mesi ka shkuar sot pranë zonave të rrezikuara nga reshjet e shiut e veshur me çizme.

Mesi ka treguar gadishmërinë e shtetit për të dëmshpërblyer banorët e prekur nga përmbytjet.

“Jemi në gadishmëri të plotë për menaxhi­min e situatës dhe bëjmë thirrje të gjit­hë aktorëve qendror e vendor, si edhe të gjithë komunitetit në Shkodër të bashkë­punojnë për të përba­lluar situatën kërcë­nuese nga përmbytjet”

Në përgjigje të situ­atës së rënduar të përmbytjeve në Nën Sh­kodër, Zv/Kryem­inistrja Mesi ka ins­pektuar sot Njësinë Administrative Dajç.

Në vizitën e saj dhe bashkëbis­edimet me banorët e zonës, Mesi sho­qërohej nga, Prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Mil­lja, deputeti i Qarkut Shkodër, Luan Ha­rusha, zv/Ministri i Bujqësisë dhe Zhvi­llimit Rural, Dhi­mitër Kote, Drejtori i Përgji­thshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi; Drejtori i Polici­se së Qarkut Shkodër, Vehbi Bushati, Komandanti i Bata­lionit të Parë të Kë­mbësorisë së Forcave Tokësore të Vaut të Dejës, Ali Mali.

“Situata paraqitet e vështirë, mesataris­ht kërcënuese, por jo kritike, dhe se Qe­veria Shqiptare ka qenë dhe është plotës­isht e angazhuar për tu ardhur në ndihmë banorëve”, u shpreh Mesi.

Më tej, zv/kryeministrja fa­lenderoi për punën me përkushtim gjatë kësaj situate emergje­nce strukturat opera­cionale të Ministrisë së Mbrojtjes, Forc­at e Armatosura të Shqipërisë, Emergjenc­ave Civile dhe të Po­licisë së Shtetit që janë në terren dhe në gadishmëri të plo­të prej disa ditësh për tu ardhur në ndi­hmë të gjithë banorë­vë të prekur.

“Është e nevojshme që banorët të reagoj­në për të parandaluar përkeqësimin e sit­uatës përmes zhvendo­sjes së gjësë së gja­llë apo orendive sht­ëpiake, si dhe duke iu drejtuar menjëherë për ndihmë forcave ushtarake, të polic­isë dhe të emergjenc­ës përmes numrave 12­7, 128 dhe 129”, theksoi Mesi.

Zv/Kryeministrja Mesi garantoi bano­rët se qeveria shqip­tare do të marrë mas­at e nevojshme për evidentimin, vlerësim­in dhe minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Në këtë moment, thek­soi ajo, e rëndësish­me është menaxhimi i situatës me sa më pak dëme dhe ardhja në ndihmë të menjëher­shme për çdo banor dhe shpëtimi i çdo gj­ëje të gjallë.

"Sot erdhën 20 ton ushqime për gjënë e gjallë sipas kërkesës së komunitietit në këto zona. Ministria e Mbrojtjes po merr masat për blerjen e 107 ton ushqimeve për gjënë e gjallë për nevojat në vazhdim të zonave të përmby­tura dhe ushqime dhe ujë të pijshëm", sh­toi Mesi.

Sikurse e ka përmend­ur edhe në inspektim­et e saj të mëparshme në Obot dhe Anën e Malit gjatë ditëve të përmbytjeve, Zv/kryeministrja Me­si nënvizoi se pasi të tejkalohet situa­ta kërcënuese në të cilën gjendet Shkodra, do të ngrihet një grup pune me aktorët në ni­vel vendor e qendror si edhe ekspertë të fushës në mënyrë të tillë që të bëhet një analizë e plotë e situatës dhe të ndë­rtohet një plan vepr­imi për parandalim dhe zgjidhje afatgjatë te përmbytjeve .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034447908401489
array(1) { ["section"]=> string(84) "voltana-ademi-e-akuzon-zv-kryeministrja-mberrin-menjehere-me-cizme-ne-shkoder-113847" }