Vorë, Luan Sallaku: Nuk e njoh rezultatin, do ta kontestoj në KQZ

Publikuar tek: politike, më 15:27 22-06-2015 Vorë, Luan Sallaku: Nuk e njoh rezultatin, do ta kontestoj në KQZ Luan Sallaku ne miting me Ilir Meten

Procesi zgjedhor në Vorë ku kandidati i të djathtës Fiqiri Ismaili është para do të kontestohet në KQZ. 

I pari kandidat që ka qenë drejt humbjes Luan Sallaku nuk e ka pranuar rezultatin që ka dalë nga KZAZ Vorë, dhe deklaron se nuk do të njohë rezultatin. Sollaku deklaron se kutinë e fundit që ka probleme me vota të pavlefshme do ta çojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Do t’i takojë këtij institucioni që të merret me kutinë dhe procesin zgjedhor, për një proces numërimi që pothuajse gjatë gjithë natës ka shkuar votë më votë qoftë për njërin e qoftë për tjetrin kandidat.

Duket se puna në Vorë është pezulluar dhe palët janë duke bërë dokumentet finale për në KQZ. Vora ka qenë qendra më e monitoruar nga ndërkombëtarët, për shkak të debateve të ashpra politike që janë bërë përpara zgjedhjeve për këtë zonë. Vetë ambasadori amerikan Lu, ishte për vëzhgim ditën e zgjedhjeve në këtë bashki. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tushe në Lushnje dhe Beqir Nuredini në Rrogozhinë, dy kryebashkiakët fitues të së majtës
Eduard Kapri fitore me mbi 1 mijë vota kundrejt Diana Miles në Pogradec, fiton edhe Shametaj në Selenicë »
Article Logic
Execution time: 0.021881103515625
array(1) { ["section"]=> string(68) "vore-luan-sallaku-nuk-e-njoh-rezultatin-do-ta-kontestoj-ne-kqz-14345" }