Vota e Shqipërisë për kreun e FIFA-s, zbardhen prapaskenat

Publikuar tek: sport, më 23:21 19-02-2016 Vota e Shqipërisë për kreun e FIFA-s, zbardhen prapaskenat

Më 26 shkurt shtete nga e gjithë bota do të votojnë për kryetarin e ri të FIFA-s. Kandidatët në garë janë avokati zvicerian Gianni Infantino, sheiku i Bahrein Salman Bin Ibrahim Al-Khalifa dhe princi i Jordanisë, Ali Bin Hussein.

Duket se gara mes kandidatëve nuk është vetëm e fokusuar në aspektin sportiv, por edhe në atë politik. Deri më tani Infantino ka siguruar votat e pothuajse të gjitha Federatave Europiane dhe atyre kryesore në Amerikën Latine.

Sa i përket Shqipërisë dhe Ballkanit, duket se edhe vota jonë do të jetë në favor të zvicerianit. Eurosport njofton se pak ditë më parë se Beograd të Serbisë janë mbledhur zyrtarë të 13 federateve ballkanike, përfshirë Qipron dhe Turqinë dhe është rënë dakort për të votuar Gianni Infantino si kryetar të FIFA-s.

Infantino mban aktualisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, institucion ky që ka pasur një qasje pozitive ndaj pranimit të Kosovës në këtë institucion, i parashikuar të ndodh në mesin e këtij viti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mposhten Manchester United dhe Napoli, Europa League rinis me surpriza
Gjetan Keta kampion, fiton përballë turkut dhe ruan titullin e “WBC” »
Article Logic
Execution time: 0.019459962844849
array(1) { ["section"]=> string(63) "vota-e-shqiperise-per-kreun-e-fifa-s-zbardhen-prapaskenat-33047" }