Vota në UEFA, reagon Zvicra: Nuk ishim kundër Kosovës

Publikuar tek: sport, më 18:52 04-05-2016 Vota në UEFA, reagon Zvicra: Nuk ishim kundër Kosovës

Pas lajmeve në shtypin shqiptar dhe serb sipas të cilave delegacioni i Zvicrës në Kongresin e djeshëm të UEFA-s ka votuar kundër pranimit të Kosovës, “Albinfo” ka kërkuar qëndrimin e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Marco Von Ah, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate dhe përgjegjës për komunikim me media, është përgjigjur se: “Ajo mund të bëj unë është t`ju siguroj se në Federatën e Futbollit të Zvicrës askush nuk është kundër që Kosova të jetë anëtare e UEFA-s. Ne kemi donim vetëm që disa çështje të sqaroheshin para se të votohej lidhur me pranimin (e Kosovës). Kjo, fatkeqësisht, nuk ndodhi në mënyrë të plotë. Kështu, tani ne kemi çështje të hapura, të cilat, vënë  nën presion para të gjithave vet lojtarët. Ne e konsiderojmë të dëmshme këtë veç tjerash dhe për faktin se javën e ardhshme do të sqarohet nëse FIFA do ta pranojë Kosovën, dhe nëse do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi”, thekson Von Ah.

Von Ah ka shtuar më tej: “Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) në raport me Kongresin e mbajtur në Budapest ka bërë një ofertë diplomatike, për t`u angazhuar për votim të fshehtë, pasi anëtarët e delegacionit tonë kanë vënë re se disa përfaqësuese atje po viheshin nën presion politik. Ne nuk kemi dëshmi por ne dyshojmë me bazë  se pa këtë aksion të Zvicrës mbase Kosova nuk do të pranohej fare në UEFA. Ne jemi qartas të interesuar që të mos krijohen përshtypje të gabuara për SFV-në  dhe në përgjithësi që asnjë qëndrim ose kërkesë për shqyrtim e jona të mos keqinterpretohet si sulm mbi integritetin e Kosovës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu e kthen në stërvitore me Laçin
Partizani barazon në sekondën e fundit, por i largohet titullit »
Article Logic
Execution time: 0.035399913787842
array(1) { ["section"]=> string(57) "vota-ne-uefa-reagon-zvicra-nuk-ishim-kunder-kosoves-39500" }