Votat për kandidatin në këmbim të kalimit të dosjes së KEMP. I vërtetë regjistrimi???

Publikuar tek: politike, më 01:14 21-06-2015

Një doktor Jetmir Lleshi i kërkon votat një qytetari në këmbim të kalimit të dosjes për kemp. Regjistrimi i zërit është bërë nga vetë një njeri që kërkon Kemp. Një djalë që pretendon se është Ali Kaca kërkon kempin për një vajzë Rudinën.

Doktori i premton se do e kalojë dosjen ndërkohë që ky i premton nga katër vota në tre. Doktori është futur në kurth. Megjithatë, sërish telefonata, nëse është e vërtetë, është shumë e gabuar. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se regjistrimi është bërë në spitalin e Peshkopisë.

Zbardhja e bisedës:

-Përshëndetje doctor si je a je mirë?

-Mirë po ju si jeni? Thotë doktori

-Ali Kaca jam, ai që mora për dosjen e Rudinës që tha për vota

-Po, i thotë doktori, e mbaj mend shumë mirë. Kisha pak bukë në dorë, më fal eee

-Me u dhënë votat, a kalon e sigurt dosja? E pyet Ali Kaca.

-Po or ti, po mua më duhen vetëm për numërim, për këshilltar voto për kë të duash. Ti sa vota ke?, pyet doktori.

-Unë kam katër vota, port ë gjitha s’mund t’i jap, thotë Aliu

-E pse s’mi jep të gjitha?

-Të gjitha s’mund ti jap se mamit smund ti them. Dy vota po deshe.

-Tre vota do mi japësh, një votë pa problem.

-Dy vota ti jap po deshe, dy me dy. Se i rashë dhe Abazit por e kishte të fikur telefonin. Ai i bën me foto…

-Mirë, dy do mi deklarosh…

-Po dy ti deklaroj.

-Mirë pra hajt ik, kur t’mbarojmë flasim.

-Po kur ma kalon dosjen mu?

-Po ik tani se jam në fushatë me njerëz…

-Po mirë po cili doctor je ti se s’ta mbaj mend emrin për zotin…

-Jetmir, jetmir e kam…

-Jetmir Lleshi eeee…

-Po…

-Mirë tani ik…hajde….

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e Shkodrës “i rrëmben” shtëpinë pronares. Huana Kurti: Lul Basha, do ta bëj publike
Sterkaj i shkon Berishës në foltoren e kuvendit, Berisha e liron, ulet në karrige »
Article Logic
Execution time: 0.019975900650024
array(1) { ["section"]=> string(87) "votat-per-kandidatin-ne-kembim-te-kalimit-te-dosjes-se-kemp-i-vertete-regjistrimi-14164" }