Votim si ky në Shqipëri nuk keni parë ndonjëherë, ndodh me Partinë Socialiste

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:14 21-11-2015 Votim si ky në Shqipëri nuk keni parë ndonjëherë, ndodh me Partinë Socialiste

Në njësinë administrative të Tërbufit, përkatësisht në organizatën Çermë-Proshkë të Partisë Socialiste janë mbajtur zgjedhjet për kreun e saj. Në një mënyrë fare primitive, anëtarët e organizatës kanë votuar për kryetarin e ri, ku në garë ishin Leonard Muça dhe Qaship Muça. Fletët e një fletoreje janë grisur për t’u përdorur si fletë votimi, ndërsa si kuti, ishte vendosur një kuti kartoni. Vështirë të mendosh se partia më e madhe në Shqipëri, e cila drejton vendin, nuk ka burimet e mjaftueshme financiare për të krijuar kushtet më minimale në një proces votimi, pavarësisht rëndësisë që ai ka. 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Familja e Sokol Olldashit, sot pas 2 vitesh
Foto e ditës/ Këngëtares i teket për klip, panik në rrugët e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.018163919448853
array(1) { ["section"]=> string(82) "votim-si-ky-ne-shqiperi-nuk-keni-pare-ndonjehere-ndodh-me-partine-socialiste-25942" }