Votimi historik për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin

Publikuar tek: politike, më 23:50 11-01-2019 Votimi historik për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, Ruçi telefonon Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij në Pralamentin maqedonas, Talat Xhaferin, pas votimit për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut.

Faktor vendimtar për arritjen e marrëveshjes ishin dy deputetët shqiptarë të Lëvizjes Besa, gjë të cilën Ruçi ia ka theksuar homologut Xhaferi ndërsa ka velërsuar dhe lidershipin e këtij të fundit, si përcaktues në Maqedoninë e Veriut.

'Lidershipi juaj dhe deputetët shqiptarë janë përcaktues të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut, vizion e kontribut për paqen e stabilitetin rajonal. Maqedonia e Veriut, vullnet popullor për integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria, fqinje, mbështetëse dhe partnere e Maqedonisë së Veriut', mësohet të jetë shprehur Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026280879974365
array(1) { ["section"]=> string(89) "votimi-historik-per-ndryshimin-e-emrit-te-maqedonise-ruci-telefonon-talat-xhaferin-148438" }