Votimi i ndryshimeve kushtetuese, Haradinaj: Rajoni po shkon drejt paqes së përhershme, shqiptarët rol kyç

Publikuar tek: rajon, më 22:37 11-01-2019 Votimi i ndryshimeve kushtetuese, Haradinaj: Rajoni po shkon drejt paqes së përhershme, shqiptarët rol kyç

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përgëzuar vendimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e emrit dhe një sërë ndryshimesh të tjera kushtetuese.

Haradinaj shkruan se rajoni po shkon drejt një paqeje të përhershme, ndërsa ka theksuar se me vendimet e marra Zoran Zaev ka dëshmuar vizionin properëndimor, ndërkohë shqiptarët rolin e tyre kyç në këto ndryshime.

'Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime. RH', ka shkruar Ramush Haradinaj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078032970428467
array(1) { ["section"]=> string(110) "votimi-i-ndryshimeve-kushtetuese-haradinaj-rajoni-po-shkon-drejt-paqes-se-perhershme-shqiptaret-rol-kyc-148428" }