Votimi i ndyshimeve kushtetuese në Maqedoni, reagon Bushati: Partitë shqiptare provuan se janë faktor vendimtar

Publikuar tek: politike, më 21:00 11-01-2019 Votimi i ndyshimeve kushtetuese në Maqedoni, reagon Bushati: Partitë shqiptare provuan se janë faktor vendimtar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas votimit me 81 vota PRO, për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, pasditen e sotme.

Sipas Bushatit, vota finale për Marrëveshjen e Prespës nga Parlamenti i Maqedonisë është një demontrim i qartë i vullnetit politik për të vazhduar rrugën drejt NATO dhe Europës.
Gjithashtu Bushati ka përshëndetur dhe bashkëpunimin e partive shqiptare me Zoran Zaev për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

'Vota finale për Marrëveshjen e Prespës nga Parlamenti i Maqedonisë është një demonstrim i qartë i vullnetit politk në rrugën drejt NATO dhe EU. Kontributi i partive shqiptare edhe një herë provon se ata janë faktor vendimtar. Urime', ka shkruar Ditmir Bushati në Tëitter.

Kujtojmë se ditën e sotme, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese. Pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, mes tyre dhe deputetët shqiptarë, ndërkohë që tashmë Maqedonia do të ketë një emër të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10608816146851
array(1) { ["section"]=> string(116) "votimi-i-ndyshimeve-kushtetuese-ne-maqedoni-reagon-bushati-partite-shqiptare-provuan-se-jane-faktor-vendimtar-148414" }