Votimi në UEFA, tifozët zgjedhin slogan të ndryshëm nga FSHF

Publikuar tek: sport, më 16:49 02-05-2016 Votimi në UEFA, tifozët zgjedhin slogan të ndryshëm nga FSHF

Ka përfunduar votimi në portalin e UEFA-s, aty ku shqiptarët kanë përzgjedhur sloganin që dëshirojnë të shoqërojë autobusin e Kombëtares gjatë Kampionatit Europian.

“O sa mirë me qenë shqiptar!”,- është kjo thënia që shqiptarët kanë preferuar të shohin mbi autobusin e Kombëtares.

Megjithatë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi pak ditë më parë se mbi autobus do të shkruhet “Ti Shqipëri më jep nder”, e stampuar edhe në fanellën e Kombëtares, po nuk sqaroi se ku ishte bazuar për këtë përzgjedhje.

Në votimin e UEFA-s, për tifozët shqiptarë ishin vënë në dispozicion tre slogane: “Fluturo shqipe”; “Ti Shqipëri më jep nder” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar”.

tifo.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 95 vitesh, Astra Giurgiu fiton Ligën e Parë të Rumanisë
Sa vota i duhen Kosovës dhe cilat shtete pritet të votojnë pro dhe kundër anëtarësimit në UEFA »
Article Logic
Execution time: 0.021950006484985
array(1) { ["section"]=> string(65) "votimi-ne-uefa-tifozet-zgjedhin-slogan-te-ndryshem-nga-fshf-39275" }