Votimi për Kosovën, Zvicra bojkoton FIFA-n

Publikuar tek: sport, më 19:03 13-05-2016 Votimi për Kosovën, Zvicra bojkoton FIFA-n

Zvicra nuk do të votojë për pranimin e Kosovës në FIFA në Kongresin që po zhvillon aktualisht punimet.

Gazetari Milaim Krasniqi, bazuar në informata nga burime të sigurta ka deklaruar se Federata Zviceriane nuk merr pjesë në Kongres, duke e bojkotuar atë.

“Zvicra e ka bojkotuar Kongresin dhe nuk do të votojë fare”, tha Krasniqi në emisionin “Arena” në Tribuna Channel.

Edhe pasi votimit në UEFA pati polemika lidhur me votën e Zvicrës, ndërsa mediet shkruan se ajo votoi kundër anëtarësimit të Kosovës.


FIFA është gati, i hap vend flamurit të Kosovës

FIFA duket se është bërë gati për të pranuar Kosovën në gjirin e saj në kongresin e 66-të që po mbahet në Meksikë.

Telegrafi publikon një foto nga Kongresi, ku shihen flamujt e të gjitha shteteve antare.

Pranë flamurit të Koresë së Jugut, pra që pason me shkronjën “K”, është një flamur i mbuluar me të bardhë, transmeton ky portal.

Ka gjasa të mëdha që aty të jetë flamuri i Kosovës i mbuluar me të bardhë, ku duket se FIFA është bërë gati për të pranuar Kosovën.

20160513193245487620.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana apelon dënimin e Disiplinës për Gentjan Muçën
Bëhet realitet, Kosova anëtarësohet në FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.004194974899292
array(1) { ["section"]=> string(47) "votimi-per-kosoven-zvicra-bojkoton-fifa-n-40377" }