Votohen aktet nënligjore për dekriminalizimin, Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 15:00 04-03-2016 Votohen aktet nënligjore për dekriminalizimin, Rama nuk ishte i pranishëm në Kuvend

Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim janë miratuar në Kuvend aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimin.

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë votuar së bashku për largimin e të inkriminuarve në Kuvend dhe administratën shtetërore.

Gjatë votimit në seancën plenar, nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe asnjë nga ministrat, ndonëse këta të fundit nuk kanë të drejtë vote për arsye se kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. 


Tashmë kemi një marrëveshje të konfirmuar mes palëve. Opozita dhe pozita kanë arritur të bien dakort për aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit, ligjin e njohur ndryshe si "ligjin e figurave të pastra" që hyn në fuqi vetëm pas miratimit të akteve nënligjore të diskutura aq shumë mes palëve.

Negociatat kanë përfunduar pas debateve të shmuta dhe ndërkaq materiali është miratuar edhe nga Këshillii i Mandateve. Deputeti i PS, Taulant Balla tha se Këshillii i Mandateve i miratoi ndryshimet me unanimitet të plotë, ndërsa pritet votimi në seancën plenare të Kuvendit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish ministri Noka revoltohet pas shoqërimit në polici të Spahiut: Kjo është çmenduri, u arrestua si të ishte vrasës
“Me urdhër të lalit, të bukrit, Erion Veliaj…bëri gabimin e jetës! Njëherë ma hipe, një herë ta hipa…Mogherini u flet anglisht ca kuçkave që nuk dinë asgjë!’’ »
Article Logic
Execution time: 0.0051300525665283
array(1) { ["section"]=> string(88) "votohen-aktet-nenligjore-per-dekriminalizimin-rama-nuk-ishte-i-pranishem-ne-kuvend-34204" }