Votohet me 78 vota pro të mazhorancës ligji për arsimin e lartë

Publikuar tek: politike, më 01:03 22-07-2015 Votohet me 78 vota pro të mazhorancës ligji për arsimin e lartë

Pas nëntë orësh diskutime maxhoranca ka votuar me votat e saj projektligjin për arsimin e lartë. 78 deputetë të shumicës që ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit në momentin e votimit kanë votuar pro ligjit.

Opozita ka braktisur sallën pak çaste përpara se ligji të kalonte në votim, duke shprehur edhe njëherë tjetër qendrimin kundër këtij ligji.

Ligji për arsimin e lartë ka ngjallur mjaft reagime pro dhe kundër tij. Të shumtë kanë qenë akademikët që e kanë kundërshtuar këtë ligj, duke e konsideruar atë si antikushtetues.

Megjithatë, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë ligj si fundin e katrahurës në arsimin e lartë shqiptar.

Lexo edhe:

Nikolla: Një grup i vogël pedagogësh po shantazhon Parlamentin

Berisha-Nikollës: Më zhgënjeve, ke folur si madam urrejtja

Rama: Historike reforma në arsim. Ky është revolucion  

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Historike reforma në arsim. Ky është revolucion
78 deputetë ndryshojnë Arsimin e Lartë në Shqipëri, ligji i plotë »
Article Logic
Execution time: 0.031857013702393
array(1) { ["section"]=> string(69) "votohet-me-78-vota-pro-te-mazhorances-ligji-per-arsimin-e-larte-16708" }