Voton me të shoqen Halim Kosova, pret rradhën në qendrën e votimit

Publikuar tek: politike, më 09:08 21-06-2015 Voton me të shoqen Halim Kosova, pret rradhën në qendrën e votimit

Kandidati i APPD, Halim Kosova ka mbërritur për të votuar në orën 09:58. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij ai ka pritur rradhën për të votuar , pasi para ti ishin disa votues. Megjithatë Kosova ka qëndruar për pak minuta  në pritje, pasi qytetarët i kanë  liruar rradhën duke lejuar çiftin e bashkëshortëve që të votojnë. Kandidati Kosova dukej i shtensionuar dhe ka buzëqesuor me të pranishmit në qendrën e votimit. Ai paraqiti pasaportën para komisionit për tu identifikuar. E para që ka hedhur votën ka qenë bashkëshortja e tij Elsa dhe më pas ai.

“Nuk ndahem dot nga nusja, o bashkë me nusen ose jo. Këtu kam votuar gjatë gjithë jetës time dhe këtu votoj , mund të jetë edhe koiçidencë . Në Tiranë është një ditë e mbarë , ftoj banorët të respektojnë standardet të vënë demokracinë në punë dhe të votojën. Këto nuk janë zgjdhje politike , janë zgjdhje për qytetarët. Nuk më shtyni dot të bëj komente politike dhe do ta çoj deri në fund sipas standardeve që kërkon koha. Respektoj qytetarët dhe punën tuaj. Të qenurit gjinekolog ka qenë një zant që e kam pas me shumë qejf dhe pasion. Ju uroj ditë të mbarë dhe ju falenderoj shumë për objektivitetin”, tha Kosova para medieve pas votimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj dorë për dorë me Ajolën, hedh votën te ''Fan Noli''
Rama voton bashkë me Lindën në Surrel: Ndihem si katunar me fat »
Article Logic
Execution time: 0.19281601905823
array(1) { ["section"]=> string(71) "voton-me-te-shoqen-halim-kosova-pret-rradhen-ne-qendren-e-votimit-14190" }