Votuesit fiktiv në Vorë, reagon Ismaili: Transferimet sipas procedurave ligjore

Publikuar tek: politike, më 17:18 11-06-2015 Votuesit fiktiv në Vorë, reagon Ismaili: Transferimet sipas procedurave ligjore

Pas denoncimit nga deputeti i LSi, Luan Rama në Kuvend, se kryetari i Bashkisë në Vorë në bashkëpunim me anëtarët e PD-së, kanë kryer transferimin e rreth 600 votuesve fiktivë, ka reaguar kandidati i PD-së në Vorë duke thënë se akuzat janë vetëm shpifje për fushatën e tij.

Fiqiri Ismaili tha se qeveria ka ushtruar presion nëpërmjet policisë për bllokimin e biznesit të kandidatit të djathtë.

“Qeveria të ndalojë fushatën e presionit dhe të shpifjeve. Fushata jonë është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Ismaili.

Kandidati i djathtë në Vorë tha se transferimet janë bërë të gjitha sipas procedurave ligjore dhe nuk është bërë asnjë transferim i kundraligjshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta zbret në foltoren e Kuvendit: Do t'i japim fund maskaradës së shpifjeve, tensionet në sallë të panevojshme
Zbardhet mesazhi kërcënues ndaj kandidatit Eduard Kapri: Tërhiqu, ke 3 ditë kohë, ose... »
Article Logic
Execution time: 0.033830165863037
array(1) { ["section"]=> string(83) "votuesit-fiktiv-ne-vore-reagon-ismaili-transferimet-sipas-procedurave-ligjore-13308" }