Vrasësi i marinsave amerikanë: "Jeta është e shkurtër dhe e hidhur"

Publikuar tek: bota, më 07:46 17-07-2015 Vrasësi i marinsave amerikanë:

Mohammod Youssuf Abdulazeez u rrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në rini ai luante me shokët e tij të lagjes, ishte i sjellshëm dhe ndonjëherë madje ishte arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur.

Ai kishte një blog ku shkruante se si duhej ti përkushtohej Allahut. Kohët e fundit kishte marrë edhe mësime për artet marciale.

Ditën e djeshme, 24 vjeçari Mohammod Youssuf Abdulazeez, vrau 4 marinsa amerikanë dhe plagosi tre oficerë. Ai u qëllua për vdekje nga forcat special amerikane. Abdulazeez ishte me origjinë nga Kuvaiti dhe kishte marrë nënshtetësinë amerikane.

Në shënimin e librit të maturës, ai shkroi: “Emri im shkakton probleme sigurie kombëtare. Po emri yt çfarë bën?”

Në blogun e tij ai shktruante që “jeta është e shkurtër dhe e hidhur” dhe se “myslimanët nuk duhet ta lënë mundësinë për ti shërbyer Allahut që t’ju ikë”.

Sipas fqinjëve të tij, ai nuk kishte shfaqur shenja ekstremizmi. Vishej si një djalë amerikan me T-shirt dhe xhinse dhe i respektonte ata. Vetëm disa sekonda para se Abdulazeez të kryente vrasjet, dy llogari në Tëitter, shkruan për atë çka pritej të ndodhte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02944803237915
array(1) { ["section"]=> string(70) "vrasesi-i-marinsave-amerikane-jeta-eshte-e-shkurter-dhe-e-hidhur-16368" }