Vrasësi serial “Grim Sleeper” dënohet me vdekje nga gjykata e Los Anxhelesit

Publikuar tek: bota, më 19:32 10-08-2016 Vrasësi serial “Grim Sleeper” dënohet me vdekje nga gjykata e Los Anxhelesit

Një gjykatë në Los Angeles ka dënuar me vdekje vrasësin serial i cili gjatë dy dekadave i ka marë jetën 9 grave.

63 vjeçari Lonnie David Franklin Jr. ishte dënuar më parë për vrasjen e 9 grave dhe një adoleshenteje nga viti 1985 deri në 2007-ën. Gjatë shqyrtimit të dënimit me vdekje, prokurorët e lidhën atë edhe me 5 vrasje të tjera, por dedektivët besojnë se ai ka vrarë të paktën 25 femra.

“Ai rrëmbeu vajzën time, e therri dhe e hodhi në një kosh të mbështjellë me qese plasmasi si të ishte plehrë”, tha nëna e viktimës 25 vjeçare. “Shpresoj që ai të mbetet në burg dhe qelia të bëhet qesja e tij e plehrave”, tha ajo teksa familjarët e viktimave të tjera u përgjigjën me “Amin”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në dy aeroplanë pasagjerësh në Bruksel
Nga Google mund të porosisni apo të rezervoni darkën »
Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258
array(1) { ["section"]=> string(80) "vrasesi-serial-grim-sleeper-denohet-me-vdekje-nga-gjykata-e-los-anxhelesit-49366" }