Vrasësi shqiptar lë pa fjalë zyrtarët anglezë, pas dëbimit nga Anglia, rikthehet dhe bëhet pronar (Emri dhe Foto)

Publikuar tek: bota, më 10:18 13-02-2017 Vrasësi shqiptar lë pa fjalë zyrtarët anglezë, pas dëbimit nga Anglia, rikthehet dhe bëhet pronar (Emri dhe Foto)

Një 43-vjeçar i dënuar për vrasje me 20 vite burg dhe i dëbuar nga Anglia është rikthyer sërish në Angli, madje tashmë është edhe pronar i një lavazhi.

“The Sun” shkruan se bëhet fjalë për shqiptarin Selami Çokaj, 43 vjeç.

Sipas ‘the Sun’ ai ishte në listën e më të kërkuarve nga Ineterpoli për vrasje dhe u deportua në vitin 2009. Por duket nuk hoqi dorë, pasi pikërisht nga vendi ku u dëbua, u kthye sërish ngirti një qendër për larjen e makinave dhe shërbime të tjera, në Oadby, Leics, që i siguron atij 40 mijë paud në vit.

Ai përdor emrin e tij të vërtetë, madje fotografohet edhe duke përshëndetur me dorë. Në të njëjtin vend ai jeton me familjen në një banesë që e paguan 1.500 paund në muaj. Zyrtarët janë pa fjalë për këtë rast. “Ky tregon se sa jashtë kontrollit e kemi sigurinë dhe kontrollet në kufi lënë për të dëshiruar. Si mund të rrëshqasë një person i tillë nga kontrolli”­ thonë zyrtarët.

Aktualisht ai figuron si drejtor i dy firmave për larjen e makinave, në Oadby, Leics, ku çmimet fillojnë në £ 15 një automjet. Çokaj, erdhi në Britani në vitin 1999 duke përdorur pseudonimin Valton Gashi dhe duke u paraqitur si refugjat nga konflikti i Kosovës. Në fakt ai ishte një kriminel i dhunshëm shqiptar i cili ishte burgosur në vitin 1994 për një vrasje me thikë. Ai u dënua me 15 vjet, më vonë u rrit në 20 pasi u zbulua edhe si autor i një grabitjeje, por pas tre vjetësh ai u arratis.

cokaj.jpgcokaj1.jpgcokaj2.jpgcokaj3.jpgcokaj4.jpgcokaj5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031443119049072
array(1) { ["section"]=> string(115) "vrasesi-shqiptar-le-pa-fjale-zyrtaret-angleze-pas-debimit-nga-anglia-rikthehet-dhe-behet-pronar-emri-dhe-foto-68548" }