"Vrasësit të Fierit iu gjetën në telefon mesazhet nga ministri Saimir Tahiri", thotë Berisha

Publikuar tek: politike, më 15:38 22-01-2016

Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke pretenduar se të telefonin e vrasësit Ilir Memushaj janë gjetur mesazhe të dërguara nga Tahiri.

“Oficeri i shërbimit inteligjent që informoi vrasësit, me të drejtë u arrstua! Po Saje qorri, që i dërgoi sms Memushit, nuk arrestohet?

Të dashur miq, dje prokuroria prangosi në një operacion për t'u përshëndetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njëkohësisht vëllai i avokatit direkt të Edi Ramës, Ermal Bushi, si kriminel që kishte informuar vrasësit për vendndodhjen e viktimave të tyre. Por burime informacioni bëjnë me dije se në celularin e Memusht, të arrestuar me akuzën e vrasje të fundit në Fier të Denis Kasajt dhe plagosjen e Kelmend Kastratit, janë gjetur edhe mesazhe të Saje qorrit, që e implikojnë thellë Sajen në këtë krim. Mësohet se Saje qorri këto ditë do të kërkojë të hetohet”, thotë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporterët e Venecias drekojnë me Ilir Metën
Reagimi i parë i Ina Zhupës pas emërimit si zëdhënëse e PD: Jemi shpresa e vetme e qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.019713878631592
array(1) { ["section"]=> string(95) "vrasesit-te-fierit-iu-gjeten-ne-telefon-mesazhet-nga-ministri-saimir-tahiri-thote-berisha-30695" }