VRASËSIT zgjedhin këtë ditë të ‘shënuar’ për ekzekutime! Ja 7 KRIMET e bujshme (Nga eleminimi i deputetit të PS te IL PADRINO i Vlorës)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:00 09-11-2018 VRASËSIT zgjedhin këtë ditë të ‘shënuar’ për ekzekutime! Ja 7 KRIMET e bujshme (Nga eleminimi i deputetit të PS te IL PADRINO i Vlorës)

Duket se krimi i organizuar në Shqipëri po krijon një lloj "tradite" për ditën se kur do të bëjë goditjen e radhës. Fjala është për atentatet tipike mafioze, të cilat kryen zakonisht gjatë ditëve kur luhen ndeshje të rëndësishme të Champions League apo të kampionateve të tjera të futbollit.

Porositësit dhe ekzekutuesit janë të kujdesshëm në përzgjedhjen e këtyre ditëve, kur interesi qytetar është i ulët dhe i fokusuar vetëm tek ndeshjet. Të gjithë janë futur nëpër lokale dhe rrugët janë bosh. Kjo do t’u mundësonte vrasësve lehtësi në arratisjen sa më të shpejtë nga vendngjarja. Kjo është arsyeja pse krimi i organizuar godet viktimat e tyre gjithmonë në kohë të tilla. Vëmendja e njerëzve është tek ndeshjet e mbrëmjes, ndërsa policia nuk merr masa të përforcuara pasi është një ditë e zakonshme pune. Kështu ndodhi dhe me atentatin e fundit, atë të 6 Nëntorit 2018 ku mbeti i vrarë “Il Padrino” i Vlorës Edison Harizaj dhe miku i tij Genci Caca. Ekzekutimi ishte tipik mafioz dhe i organizuar deri në detaje.

Harizaj ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga Genci Caca, ky i fundit person pa precedent penal. Ata nuk e kishin vënë re se po ndiqeshin vazhdimisht. Kur ishin duke udhëtuar në unazën e qytetit të Durrësit, dy automjete i bllokuan rrugën makinës së tyre, duke mos u lënë mundësi të reagonin. Ndaj Harizajt e Cacës u lëshuan breshëri kallashnikovi pa mëshirë. Edison Harizaj, i cili ishte shënjestra e atentatit, vdiq në vend. Kurse miku i ti Genci Caca mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë të nesërmen në Spitalin e Traumës. Mbrëmjen e së martës kur ndodhi ky krim i rëndë, po luhej ndeshja e Champions League, Inter – Barcelona.

Në të tilla ditë, kanë ndodhur edhe vrasje të tjera mafioze, disa prej të cilave në “zemër” të Bllokut në Tiranë. Më poshtë po ju sjellim disa prej vrasjeve të bujshme që korrenspondojnë me data të ndeshjeve të rëndësishme. (Në foto, viktimat e vrasjeve)

-9 Mars 2003 vriten në një lokal në Lundër të Tiranës Fatmir Rama (i njohur si Miri i Xhikes), Kristaq Cami dhe Julian Durishti. Po luhej ndeshja Shqipëri- Rusi.

miri i xhikes.jpg

-2 Maj 2009 vritet jashtë banesës së tij në Roskovec ish-deputeti i PS Fatmir Xhindi. Po luhej ndeshja Real Madrid – Barcelona.

fatmir xhindi.jpg

-6 Janar 2016 vritet në Durrës Gazmend Çollaku. Po luhej ndeshja Barcelona – Espanyol.

gaz collaku.jpg

-16 Mars 2016 vritet në zonë e ish-Bllokut ish-polici Ajet Zeqaj. Vrasësi iu afrua nga pas dhe e qëlloi në distancë të afërt. Në atë kohë luheshin ndeshjet e Champions League Bayern – Juventus dhe Barcelona – Arsenal.

Ajet-Zeqaj.jpg

-14 Shkurt 2018 vritet në zonën e ish-Bllokut biznesmeni Memli Begalla. Ai u qëllua për vdekje nga dy persona që e ndiqnin nga pas. Bizmesmeni Begalla u vra në të njëjtën zonë pak metra larg vendit ku u ekzekutua Ajet Zeqaj.

memli-2.jpg

-25 Prill 2018 vritet Agim Buçi, pronar i një dyqani në Kamëz. Persona të maskuar hynë të grabisnin marketin e tij. Nga përleshja me grabitësit, Agim Buçi mbeti i vrarë, kurse u plagos gruaja e tij. Momentin kur ndodhi grabitja po luhej ndeshja Real Madrid – Bayern.

agim-buci-e1524729435577.png

-6 Nëntor 2018 vriten në Durrës Edison Harizaj dhe Genci Caca. Atë mbrëmje po luhej ndeshja e Champions League Inter – Barcelona. /newsbomb.al

Viktima-Edison-Harizaj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm futbollist i mirë, Xhaka poston FOTO nga kuzhina 
Ngjarja në Bularat, reagon Bushati: Situatat përtej kontrollit njerëzor, sjellja është pjesë e fuqisë tonë »
Article Logic
Execution time: 0.019804000854492
array(1) { ["section"]=> string(137) "vrasesit-zgjedhin-kete-dite-te-shenuar-per-ekzekutime-ja-7-krimet-e-bujshme-nga-eleminimi-i-deputetit-te-ps-te-il-padrino-i-vlores-140854" }