Vrasja e 3-fishtë në Mat, irritohet deputetja: As hasmi nuk preket në bukë, jo më ti merret jeta

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 11-10-2018 Vrasja e 3-fishtë në Mat, irritohet deputetja: As hasmi nuk preket në bukë, jo më ti merret jeta Autori Kujtim Koxha

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e 3 punonjësve të Bashkisë dhe plagosjen e një tjetri, nga Kujtim Koxha pasditen e sotme në Mat.

Çupi, duke reaguar si deputete e zonës, ka shkruar se vendi është kthyer në pasiguri totale, pasi sipas saj jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë.

Kujtojmë se 51 vjeçari Kujtim Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshatë për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

REAGIMI I PLOTË I DEPUTETES:

Ngjarje tejet e rëndë sot në Mat.

Si deputete e zonës por edhe si qytetare i këtij vendi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të dy punonjësve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Ndersa një punonjes tjeter ështe në gjendje te rënde shëndetesore.

Ngjarje e rëndë që dhemb e të lë pa fjalë.

Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale në këtë vend, jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë. Ne e dimë që as hasmi nuk preket kur ushqehet, jo më ti merret jeta.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau 3 punonjësit e Bashkisë dhe plagosi 1 tjetër, Policia merr në mbrojtje familjen e autorit
Basha: 3 punonjësit e Bashkisë u vranë barbarisht me bukë në gojë »
Article Logic
Execution time: 0.011475086212158
array(1) { ["section"]=> string(100) "vrasja-e-3-fishte-ne-mat-irritohet-deputetja-as-hasmi-nuk-preket-ne-buke-jo-me-ti-merret-jeta-137472" }