“Vrasja e Maratit” sukses në botë, vjen edhe në TK

Publikuar tek: kulture-art, më 16:35 16-03-2015 “Vrasja e Maratit” sukses në botë, vjen edhe në TK

Regjisori Arben Kumbaro, sjell Premierë dramën "Vrasja e Maratit", shkruar nga Peter Weiss. Një dramë e cila ka njohur suksese të jashtëzakonshme nëpër botë. Drama do të shfaqet në datat 18, 19, 20, 21, dhe 22 Mars 2015  në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar.

 “Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit", ky është titulli i plotë i dramës së shkrimtarit gjerman Peter Weiss, e cila ka hyrë në historinë më të re të teatrit si “Marat/Sad”, me emrat e dy protagonistëve të saj. Një pjesë brilante, një analizë e hollë filozofike e Revolucionit Frëng, me diskutime që vijnë aktuale edhe në ditët tona. “Vrasja e Maratit”, merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë – Vrasja e Maratit. Autori Peter Weiss është ngacmuar prej kësaj ngjarjeje pikërisht për të na shqetësuar me një pyetje madhore: A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën?

Kjo dramë do të interpretohet nga aktorët Viktor Zhusti, Hervin Çul, Luli Bitri, Helidon Fino, Indrit Çobani, Gladiola Harizaj, Arben Derhemi dhe Sokol Angjeli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtari italian Leonardo Tredicini i dashuruar me Tiranën, i dedikon këngë (Video)
Momenti i fëmijëve, 2 festivalet e tyre më 17 dhe 18 mars »
Article Logic
Execution time: 0.030384063720703
array(1) { ["section"]=> string(52) "vrasja-e-maratit-sukses-ne-bote-vjen-edhe-ne-tk-6075" }