Vrasja e punonjësve të Bashkisë, reagon Berisha: Autori të dënohet rreptësisht

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 11-10-2018 Vrasja e punonjësve të Bashkisë, reagon Berisha: Autori të dënohet rreptësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e 3 punonjësve të Bashkisë së Matit dhe plagosjen e një tjetri , pasditen e sotme.

Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave ndërsa ka kërkuar që krimi dhe autori i tij, të dënohen ashpër pasi janë vrarë në krye të detyrës.

Kujtojmë se 51 vjeçari Kujtim Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshatë për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS:

Nje masaker e shemtuar!

Te dashur miq, sot ne fshatin Shelli te rrethit te Matit ndodhi nje masaker e shemtuar. Tre punonjes te bashkise se Matit, Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi u ekzektuaun ne krye te detyres nga nje kriminel mizor, Kujtim Hoxha, i cili u mori jeten me bresherite e automatikut qe derdhi mbi ta tek po hanin dreke.

Perveç tyre ka mbetur i plagosur edhe punonjesi i Bashkise Astrit Hani.

Duke shprehur ngushellimet me te ndjera familjeve te te reneve ne krye te detyres Mentor Hoxha, Erzen Alia, Hamit Buçi dhe uruar sherim te shpejte te plagosurit Astrit Hani, denoj me forcen me te madhe kete krim te shemtuar dhe autorin e tij dhe uroj qe te perballet me te gjithe rreptesine e ligjit per masakren e tij. sb

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: 3 punonjësit e Bashkisë u vranë barbarisht me bukë në gojë
Masakra në Shëlli, 3 punonjësit  e vrarë shpallen ‘Nderi i Bashkisë Mat’ »
Article Logic
Execution time: 0.018539190292358
array(1) { ["section"]=> string(83) "vrasja-e-punonjesve-te-bashkise-reagon-berisha-autori-te-denohet-rreptesisht-137475" }