Vrasja e studentes greke, dela FOTOJA e takimit të shqiptarit me 21-vjeçaren

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 06-12-2018 Vrasja e studentes greke, dela FOTOJA e takimit të shqiptarit me 21-vjeçaren

Të tjera detaje dalin nga vrasja e 21-vjeçares në ishullin e Rodosit nga një shqiptar dhe një grek.

Mediat greke kanë postuar një foto nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit mbrëmjen e 27 nëntorit që rezultoi fatale për studenten greke.

Nga dëshmitë e të rinjve, polumbarët kanë shkuar në prani të vendit ku u gjet trupi dhe pas kërkimeve janë gjetur sende të saj personale dhe hekuri që u përdor për ta goditur studenten.

E reja u godit me një hekur në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të shkuar në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke.

yeeaaaa.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidenti në Pogradec, vdes në spital burri, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)
Punë gjatë verës në SHBA, ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm për STUDENTËT: Sot bën ftohtë jashtë, por... »
Article Logic
Execution time: 0.0099160671234131
array(1) { ["section"]=> string(82) "vrasja-e-studentes-greke-dela-fotoja-e-takimit-te-shqiptarit-me-21-vjecaren-144118" }