Vrasja në “bllok”, Kryemadhi: Qëllohet me arëm 100 metra nga zyra e Ramës

Publikuar tek: barometri, më 07:43 07-10-2018 Vrasja në “bllok”, Kryemadhi: Qëllohet me arëm 100 metra nga zyra e Ramës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama teksa ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në një lokal në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

 

“100 metra larg zyrës së Kryeministrit”, u shpreh Kryemadhi “qëllohet me pistoleta sikur të jenë fëmijë që luajnë luftash”.

Kryetarja e LSI-së akuzoi Ramën se po “licenson bandat kriminale në vend”.

Deklarata e Kryemadhit:

Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02408504486084
array(1) { ["section"]=> string(76) "vrasja-ne-bllok-kryemadhi-qellohet-me-arem-100-metra-nga-zyra-e-rames-136893" }