Vrasja në Bllok/ Prokuroria identifikon një tjetër person, u konfliktua me Ervin Matën, kushëri me Arbër Çekajn (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:36 28-11-2018 Vrasja në Bllok/ Prokuroria identifikon një tjetër person, u konfliktua me Ervin Matën, kushëri me Arbër Çekajn (EMRI)

Dalin të tjera detaje për ngjajen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut, ku pas një konflikti me armë mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Sipas 'Shqipatrja.com' prokuroria e Tiranës ka identifikuar dhe një person tjetër, që dyshohet se është strumbullari fillestar i këtij konflikti. Personi në fjalë eshtë Eldi Dizdari, person ky që ka qënë i pari që është konfliktuar me Ervin Mata dhe kushëririn e Elvana Gjata, Merviol Bilo.

Dizdari mësohet të jetë në kërkim policor pasi prokuroria e Tiranës e kërkon për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Metropol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Taëer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar.

Ditën e djeshme gjykata e Tiranës liropi nga burgo, Geldo Hotin. Ndërsa dha masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun.

Ndërsa që prej ditës së djeshme Elvana Gjata nuk është më në kërkim nga policia, pasi ka përfunduar afati 30-ditor. Mësohet se pas përfundimit të afatit, këngëtarja nuk është më në kërkim, por nëse shfaqet në pikat kufitare do të shoqërohet nga policia për tu marrë në pyetje.

Këngëtarja u largua menjëherë pas vrasjes në Bllok, ndërsa kujtojmë se në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo. Ky i fund dyshohet se ka qëlluar me për vdekje Fabian Gaxhën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071320533752441
array(1) { ["section"]=> string(120) "vrasja-ne-bllok-prokuroria-identifikon-nje-tjeter-person-u-konfliktua-me-ervin-maten-kusheri-me-arber-cekajn-emri-143169" }