Vrasje në mes të “Bllokut” pranë LSI, ekzekutohet me silenciator poshtë banesës BIZNESMENI (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:38 14-02-2018 Vrasje në mes të “Bllokut” pranë LSI, ekzekutohet me silenciator poshtë banesës BIZNESMENI (EMRI-DETAJE)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonë e ish-Bllokut në Tiranë.

Viktima është biznesmeni Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës. Viktima kishte në pronësi një biznes shitje gomash në autostradën Tiranë-Durrës dhe Yzberisht si dhe ka jetuar më parë në Zvicër.

64-vjeçari është qëlluar me armë zjarri me silenciator poshtë shtëpisë së tij në rrugën “Nikolla Tupja” pranë selisë së LSI-së.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga banorët pranë një tuneli në katin e parë të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë ndjekur shënjestrën me një makinë të zezë dhe xhama të zinj tip "BMW", dhe më pas e kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri me një plumb në kokë.

Arma e përdorur ka qenë me silenciator pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Policia ka shoqëruar në polici tre persona të cilët mund të kenë parë ngjarjen. Ndërsa uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Informacion paraprak nga Policia:

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

swf3wrg3egh45h.jpg

asdfwefweg23g3g_copy.jpg

asfwef2wgf4g4gh.jpg

fw3gr3gh345h.jpg

efeggswgfdeg.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet një person i pajetë në mes të ish-Bllokut, dyshohet për vrasje
Ekzekutimi mafioz në bllok: Shoqërohen 2 djemtë e biznesmenit të vrarë, JA KU DYSHON POLICIA »
Article Logic
Execution time: 0.0036728382110596
array(1) { ["section"]=> string(106) "vrasje-ne-mes-te-bllokut-prane-lsi-ekzekutohet-me-silenciator-poshte-baneses-biznesmeni-emri-detaje-110275" }